Fier, rrihen 6 mjeke ne spital
Fier- Persona te paidentifikuar kane hyre gjate oreve te para te mengjesit te djeshem ne ambientet e spitalit te Fier, duke dhunuar stafin e sherbimit te turnit te trete ne urgjence. Motivi mbetet ende mister, ndersa pas peticionit te mbajtur nga bluzat e bardha, disa ore pas incidentit, policia vendore nisi hetimet. Sipas kesaj proteste, mesohet se te dhunuarit jane infermieret Agron Gjeli, Armando Karajfili, Saimir Hoxha dhe mjeket Indrit Kallashi, Lulezim Banushi, si dhe mjekja Lili Prifti. Por ndersa uniformat blu kishin mberritur menjehere pas telefonates, nuk kane mundur dot te ndalojne dhunen e grupit te te rinjve, qe pervecse goditen mjeket, shkaterruan edhe nje pjese te pajisjeve e materialeve.
"Ngjarja ka ndodhur rreth ores 01:30 te mengjesit dhe preh e dhunes ka rene personeli i sherbimit", thuhet ne peticionin e firmosur nga 40 persona, pjese e stafit te spitalit. Ata kane vene ne dijeni Drejtorine per incidentin dhe kerkuan mbrojtjen policore dhe shteterore, ne sherbimin e urgjencave. "Ju veme ne dijeni se i gjithe stafi i sherbim-urgjences ndihet i rrezikuar per jeten dhe kerkon nga ana juaj, te merren masa te menjehershme per te ndryshuar kete situate, qe eshte e shpeshte ne repartin e Urgjences, ne te kunderten do te nderpresim punen", shkruhet me tej ne peticion. Nderkohe qe Drejtoria e spitalit i ka dhene mbeshtetjen e plote bluzave te bardha.
"Disa persona kane hyre ne repart, shume te dhunshem duke thyer xhamat e deres kryesore te urgjences. Personeli i urgjences se turnit ka dale per t'i qetesuar, por eshte ndeshur me dhunen e tyre", tha nje prej mjekeve per gazeten "KJ" rreth ngjarjes se ndodhur. Drejtoria e Spitalit Rajonal te Fierit, pas peticionit te personelit, ka nderhyre duke zhvilluar nje mbledhje per t'u njohur me situaten. Drejtoresha Najada Jahiqi, i ka derguar nje leter Drejtorise se Policise Fier, ku i ka kerkuar ndihme, lidhur me veprimet e dhunshme dhe incidentet e shpeshta, ku mjeket vihen ne rrezik, duke vecuar precedentin e dites se djeshme. Ne leter, drejtoresha Jahiqi shprehet se, "Drejtoria e Spitalit Rajonal Fier kerkon ndihme brenda mundesive dhe hapesirave ligjore, per te shmangur raste te tilla".
Xh.Beharaj
Policia
Zyrtare te policise vendore konfirmuan mberritjen e letres dhe bene me dije, se kane nisur hetimet duke shoqeruar personat e dyshuar, por pret edhe nje kallezim penal nga Drejtoria e spitalit, per te bere te mundur veprimet e metejshme hetimore.