Vdekja e kater femijeve nena Djali me tha te shkoja ne pune

SKAMJA/ Banoret e Sukthit thane se ata kane pershtatur nje stalle lopesh ne afersi te vendit te tragjedise ku ajo eshte strehuar. Ne oret e mengjesit te se premtes ka mberritur edhe policia e cila e ka shoqeruar ne varrimin e femijeve te saj varrim qe eshte bere ne oret e paradites
DURRS - Isha e semure nuk doja te ikja ne pune por djali me tha se ne shtepi kishim vetem 200 leke keshtu qe u cova e ika ne pune. Kur u ktheva nuk i gjeta me. Suzana Xheka vijon te jete ne gjendje te renduar. Nena e kater femijeve qe humben jeten ishte dje edhe ne varrimin e tyre ne fshatin Tapize te Tiranes e shoqeruar nga police ndersa me pas e kthyer ne shtepi ajo vijon te flase duke shfryre dhimbjen e vet.
Mbremjen e se enjtes nena e Zanes bashke me njerkun e kane marre me vete dhe e kane derguar ne banesen e saj ne Sukth. Banoret thane se ata kane pershtatur nje stalle lopesh ne afersi te vendit te tragjedise ku ajo eshte strehuar. Ne oret e mengjesit te se premtes ka mberritur edhe policia e cila e ka shoqeruar ne varrimin e femijeve te saj varrim qe eshte bere ne oret e paradites. Rreth ores 1300 ajo eshte kthyer ne banesen e improvizuar dhe ka qendruar ne shoqerine e nenes se saj dhe komshinjve qe u ka ardhur teper keq per fatin e lig qe e ka pllakosur kete viktime.
Rreth oreve te drakes ne banesen e saj ka mberritur edhe i vellai. Ndersa ishte kthyer nga varrimi ajo tha se nuk kishte dashur asnjehere qe ata te varroseshin ne vend tjeter pervecse ne Sukth atje ku ata te gjithe jetuan ne mjerim dhe ku dhane dhe frymen e fundit...
I percolla femijet - thote ajo - jo me deshiren time. Deshi dikush tjeter ata qe nuk kishin bere asgje. Per te shoqin ajo thote se nuk e di se cfare ka bere sepse nuk ka qene ne gjendje te kuptonte cpo ndodhte. Policia me pyeti se ku do ti vendosja femijet e kishte fjalen per varrimin por ne te foluren e saj fjala varrim eshte zevendesuar me fjalen vendosje sikur do ti zbuse permasat e papershkuara te tragjedise... Desha ti vendos tek vendi ku jetuan dhe vdiqen. Doja ti mbaja ketu ku kane jetuar shume vite ku kishin shoket e shoqet e veta dhe ku edhe dhane shpirt. Asnje sma dha doren per ti rritur ata. Ai eshte larguar dhe nuk kemi bere ndarje.
Bashkia e Sukthit nuk me ka dhene ndihme sociale megjithese u kemi kerkuar dhe u kemi thene se burri i shtepise na ka braktisur. Per te percjelle femijet me kane shoqeruar me polici ne Tapize pasi me kishin thene se ata jane shprehur se nuk me pranojne. Me mori policia dhe me coi atje dhe tani me sollen ketu.... Keto ishin fjalet e nenes se sapondare nga femijet e vet ne menyre te eger dhe te pafat... Dhe ne keto momente ajo reflekton duke risjelle ne mendje ata qe ia lane femijet rrugeve dhe se si megjithese ishte e semure varferia e detyroi per tu nisur ne pune dhe per te mos i gjetur me femijet. Ate nate cuni me zgjoi dhe me tha se a do te shkoja ne pune. Jo i thashe nuk do te shkoj.
Ai me tha Nene edhe 2000 leke te vjetra na kane mbetur ne shtepi. Megjithese e semure u nisa e shkova dhe kur u ktheva nuk i gjeta me... permbyll tragjedine e saj 30-vjecarja e cila te enjten humbi te kater femijet e vet.
Robert Besim Xheka 13 vjec Vilson Besim Xheka 11 vjec Kasandra Besim Xheka 9 vjece dhe Nertila Besim Xheka 6 vjece gjeten vdekjen nga asfiksia rreth ores 0230 te dites se enjte. Nena e tyre punonte per te mbajtur familjen nderkohe qe babai prej kater muajsh nuk behej i gjalle. Por edhe ne kohen qe jetonte me femijet dhe bashkeshorten mesohet se ai nuk ka punuar asnjehere per te siguruar jetesen e tyre.
Infermieret Nena kerkoi nje gjilpere qe te vdiste
Gjate se enjtes gjendja e nenes se kater femijeve te vegjel te asfiksuar nga dioksidi i karbonit ka qene shume e rende. Infermieret qe i sherbyen thone se ajo u trondit edhe me teper kur mori vesh se njerezit e bashkeshortit te saj do ti merrnin trupat e femijeve per ti varrosur ne Tapize te Tiranes. Ne gjendje te renduar Suzana Xheka e ka kundershtuar nje gje te tille ndersa i eshte drejtuar personit mjekesor se ata qe po i merrnin femijet te vdekur nuk ishin kujtuar kurre kur ata ishin gjalle nese kishin per te veshur per tu ushqyer apo ndonje nevoje tjeter. Nje nga infermieret thote se 30-vjecarja ne gjendje kllapie iu eshte lutur mjekeve qe ti benin nje gjilpere me qellim qe te vdiste per ti shoqeruar vogelushet e saj dhe tu qendronte prane femijeve te braktisur nga te gjithe edhe ne ate bote...