Vdekja e oficerit te SHISH-it ekspertiza pas nje jave
Prokuroria Presim ekspertizen mjekoligjore qe te percaktojme llojin e vepres Drejtori i Institutit te Ekspertizes Ligjore Besim Ymaj Pergjigjja mbi shkakun e vdekjes do te dale ne fundjave jane edhe disa analiza per tu bere
Ende mbetet mister shkaku i vdekjes se oficerit te Sherbimit Informativ shteteror Isa Copa. Pa u dhene pergjigjja perfundimtare e analizave mjekoligjore ekspertet nuk hedhin poshte asnje nga pistat e ngritura qe nga hetimet e para mbi ngjarjen. Prova te mbledhura nga vendi i ngjarjes mbeshtesin disa pisten e vrasjes se organizuar dhe te tjera pisten e vetevrasjes. Megjithate dhjete dite pas gjetjes se trupit te pajete te oficerit te SHISH-it Copa ekspertet e ceshtjes ende nuk kane dale ne nje konkluzion perfundimtar per shkaqet apo rrethanat e vdekjes se 49-vjecarit. I kontaktuar me telefon drejtori i Institutit te Ekspertizes Ligjore Besim Ymaj sqaron se ekspertiza do ta jape pergjigjen e saj pasi te perfundoje analizat e plota ne fundjave. Ende nuk mund te japim nje pergjigje mbi shkakun e vdekjes se oficerit Copa pasi kemi per te bere edhe dy analiza te rendesishme nje pergjigje besoj se mund te jete gati nga fundjava - ka sqaruar Ymaj. Nderkohe burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme bejne me dije se nuk mund te japin nje klasifikim te vepres si vrasje apo vetevrasje pa marre raportin e ekspertizes mjekoligjore ne dore. Po te njejtat burime theksojne se nese vdekja e oficerit te SHISH-it percaktohet si vrasje ceshtja nuk i ngelet me Prokurorise se Rrethit te Durresit por do ti kaloje Prokurorise se Krimeve te Renda ne Tirane.
Policia Oficeri eshte vetevrare
Ndonese nga ana e grupit hetimor po hetohet ne dy pista ate te vrasjes dhe vetevrasjes policia vijon ti qendroje versionit te bere publik vetem tete ore pas konstatimit te ngjarjes atij te vetevrasjes. Versioni i zyrtareve me te larte te policise se Durresit bazohen tek kronologjia e ngjarjes. Sipas policise ngjarja ka ndodhur ne nje hark te shkurtet kohor prej 45 minutash perfshire ketu kohen e daljes nga zyra ne oren 1810 minuta dergimin e mesazhit te lamtumires djalit te tij ne oren 1833 minuta rrugen e pershkuar deri tek vendi i ngjarjes ne nje distance prej 15 minutash dhe me pas koha e shperthimit te automjetit qe sipas deshmitareve eshte degjuar ne oren 1900. Kjo kohe sipas policise se Durresit nuk eshte e mjaftueshme per te organizuar nje vrasje nga persona te tjere.
Te dhena paraprake nga ekspertet ligjore
Te dhenat paraprake nga hetimet e deritanishme te ekspertizes ligjore kane nxjerre faktin se ne trupin e pajete te oficerit te SHISH-it jane konstatuar fraktura ne pjesen e kafkes te cilet mendohet te jene shkaktuar si pasoje e goditjes. Te njejtat bejne me dije se 49 vjecari dyshohet te kete qene i gjalle ne momentin qe mjetit te tij i eshte vene zjarri. Dyshimi i mjekesise ligjore lidhet me faktin se ne mushkerite e oficerit te SHISH jane gjetur shenja te pastra gazi karbonik qe per ekspertet perkthehet si deshmi e pakundershtueshme qe viktima ka qene gjalle ne kohen e venies se flakes se automjetit. Pas ekzaminimit te kryer nga eksperte te Laboratorit Kriminalistik rezulton se gezhoja e gjetur ne makinen e viktimes i perket armes se zjarrit e llojit pistolete Makarov qe rezulton te jete arma e tij e sherbimit. Nderkaq nga ana e eksperteve mjekoligjore deklarohet demtimi ne pjesen e kokes se viktimes nuk ka ardhur nga e shtena me arme zjarri por nga mjete te forta. Demtimi i kafkes eshte shkaktuar ose nga ndonje goditje me mjete te forta ose nga perplasja e vete viktimes ne pjesen e deres se makines ne momentet e fundit te jetes. Te shumta mbeten pikepyetjet e ngritura nga grupi hetimor te cilet vijojne tu qendrojne dy pistave te bera publike asaj te vetevrasjes si dhe vrasjes se qellimshme. Ekspertet pohojne se nese kane te beje me nje vrasje mbetet mister vendi ne te cilen eshte kryer krimi dhe se automjeti mendohet te jete derguar ne zonen e gjetur per ti vene flaken me qellim zhdukjen e provave. Te dhenat e mbledhura nga trupi i pajete i kane kaluar Institutit te Mjekesise Ligjore te cilet po vijojne kryerjen e ekzaminimeve te nevojshme ne funksion te zbardhjes se plote te ngjarjes rezultatet e te ciles pritet te dalin pas rreth 1 jave.
Ngjarja
Oficeri i SHISH-it Isa Copa u gjet rreth ores 0100 te mbremjes se 25 tetorit i karbonizuar ne makinen e tij oficeri i SHISH-it Esat Coba. Trupi i karbonizuar i oficerit 47-vjecar u gjet ne plazhin e Currilave ne Durres. Alarmi per zhdukjen e oficerit Copa u dha nga familjaret te cilet kishin shkuar ne polici pasi oficeri nuk ishte kthyer ne shtepi. Me tu vene ne dijeni per ngjarjen policia nisi hetimet. Nepermjet gjurmimit te celularit blute kane lokalizuar vendin ku ndodhej Isa Copa pasi sipas informacioneve zyrtare te policise se Durresit edhe pse makina dhe trupi i agjentit te Sektorit te Ndjekjes te te Huajve ne SHISH ishte djegur celulari kishte shpetuar. Pasi ka kryer hetimet e para policia ka bere me dije se makina e oficerit ishte djegur me benzine. Por me vone ne tavanin e makines eshte verejtur edhe nje vrime e shkaktuar nga gjuajtja me arme. Tashme policia ka nxjerre nje piste te re hetimi oficeri i SHISH-it mund te jete vrare e pastaj te jete djegur. Policia e Durresit ka zbardhur detaje te reja per vdekjen e 47-vjecarit Esat Copa. Ajo sqaron se trupi i tij i karbonizuar eshte gjetur ne sediljen e pasme te makines ndersa ne tavanin e autovetures u konstatua nje vrime dalese e shkaktuar nga qitja me arme. Gjithashtu policia ka gjetur brenda automjetit nje arme zjarri pistolete Makarov qe rezultoi te jete arma e tij e sherbimit dhe nje gezhoje. Blute e Durresit konfirmojne se Esat Copa rreth ores 1630 ka shkuar ne banesen e motres se tij ku ka marre nje bidon plastik 5-litersh i cili mendohet ti kete sherbyer per transportimin e lendes djegese te perdorur me pas prej tij. Nga teresia e veprimeve hetimore te deritanishme policia con ne perfundimin se kemi te bejme me nje vetevrasje por sipas te cileve nuk hidhet poshte as ajo e vrasjes. Per hetimin e ngjarjes nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Durres u krijua nje grup hetimor me specialistet me te mire te hetimit te krimit eksperte te Laboratorit Kriminalistik dhe eksperte mjekoligjore te Institutit te Mjekesise Ligjore te cilet po vijojne kryerjen e ekzaminimeve te nevojshme ne funksion te zbardhjes se plote te ngjarjes. Mesohet se rreth ores 1830 te se henes Copa i ka derguar 1 sms lamtumire djalit te tij dhe me pas ka humbur kontaktet me familjaret. Ne sms-ne e cuar te birit oficeri i kerkon te ece perpara me forcat e veta Behu i forte ji gjithmone krenar mbeshtetu tek nena jote coje te ardhmen vete biri im - thuhet ne sms. Familjaret shprehen se 49-vjecari nuk ka pasur probleme te meparshme qe mund ta kene cuar drejt vetevrasjes. Oficeri Isa Copa punonte prej 11 vitesh prane Sherbimit Informativ Shteteror dega Durres.