E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e shtetasit grek, arrestohet 53-vjeçari

Policia e Sarandës ka arrestuar sot 53-vjeçarin Xhemal Kullaj i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit grek Kostandono Karadimas. Burime nga policia bëjnë me dije se arrestimi 53 vjeçarit Kullaj është bërë pasi ky është personi i dyshuar për veprën penale " vrasje nga pakujdesia" të 79 vjeçarit Kostandono Karadimas, banor i Lamias në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në orën 19.00 të së mërkurës në parkingun e Hotel "Olimpia" në lagjen nr.1 në qytetin e Sarandës, ku 53-vjeçari është konfliktuar me 79-vjeçarin në lidhje parkimin e automjeteve. Ata janë shtyrë me duar dhe shtetasi Kostandinos Karadhimas është rrëzuar përtokë duke u dëmtuar në kokë. Menjëherë ai është transportuar për në spital ku ka ndërruar jetë.
Ndërkohë materialet procedurale në ngarkim të 53 vjeçarit Xhemal Kullaj i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale "Vrasje nga pakujdesia".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›