Zjarret, Nishani:Ndjekje penale për përgjegjësit

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani i bëri sot apeloi drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe të Emergjencave Civile në qendër dhe në qarqe që një angazhohen maksimalisht në parandalimin dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rastet e rënies së zjarreve.
“Ju kërkoj forcimin e gatishmërisë për të parandaluar në kohë rënien e zjarreve dhe angazhim të plotë për të ndërhyrë me efikasitet dhe për të shmangur sa më shumë dëmet nga rënia e zjarreve,-tha Ministri Nishani në mbledhjen e posaçme me drejtuesit e strukturave policore dhe të emergjencave civile në vend.
Një apel të veçantë Ministri Nishani u drejtoi strukturave hetimore të Policisë së Shtetit duke iu kërkuar atyre të hetojnë dhe të dërgojnë për ndjekje penale të gjithë personat përgjegjës për rënien e zjarreve.
“Këto procedura hetimore e ligjore duhet t`i kryeni si ndaj individëve të caktuar që kanë shkaktuar zjarre, ashtu edhe edhe për mosveprim të personave përgjegjës të administratës vendore të ngarkuar për mbrojtjen e pyjeve e kullotave, pronë të pushtetit vendor”ka shtuar Nishani.
Gjithashtu Ministri Nishani vlerësoi punën e deritanishme të strukturave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, por kërkoi koordinimin e veprimtarisë me të gjitha strukturat përgjegjëse për përballimin e situatave të rënies së zjarreve.
“Koordinoni masat e gatishmërisë me drejtuesit në nivel qarku, bashkie e komune, intensifikoni komunikimin me strukturat e ministrive të linjës për t`u informuar në kohë për zjarret, harmonizoni veprimet me strukturat e ministrive të linjës apo të pushtetit vendor në territorin ku ju veproni” theksoi Nishani.
Ministri Nishani u kërkoi drejtuesve të Policisë së Shtetit, Emergjencave Civile, Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në të gjithë vendin, që të vijojnë raportimin javor për nivelin e gatishmërisë të të gjithë strukturave deri në përfundimin e periudhës me rrezik për rënien e zjarreve.