Bulqizë, Keta: Minatorët duhet të takoheshin me “ACR”

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta ka reaguar për mospjesëmarrjen e minatorëve në takimin me “ACR”. Kryebashkiaku ka theksuar se minatorët duhet të takoheshin me përfaqësuesit e “ACR”.
Duke u ndalur tek takimi i zhvilluar ditën e sotme, Keta ka informuar se kompania “ACR” ka pranuar kërkesat.
Ndërkaq gjatë ditës, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta është takuar me përfaqësuesit e kompanisë ACR për t`i dhënë një zgjidhje situatës së krijuar prej ditësh në minierë.
Takimi është zhvilluar në prefekturën e Peshkopisë, ndërsa nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e minatorëve, por vetëm dy pjesëtarët e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH), Shukri Çupi dhe Afrim Disha.
Këta të fundit janë deklaruar nga minatorët si jo të dëshirueshëm në Bulqizë, pasi sipas tyre nuk mbrojnë interesat e minatorëve.