E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, një shtetas grek vdes pas sherrit për parkimin

Kostandinos Karadhimas, 79 vjeç, lindur e banues në Greqi, dhe Xhemal Kullai, 53 vjeç, banues në Francë, janë grindur mes tyre për parkimin e makinave në hotelin ku qëndronin për pushime.

Nga hetimet paraprake rezulton se gjatë konfliktit personat janë shtyrë me duar dhe njëri prej tyre, Kostandinos Karadhimas, është rrëzuar përtokë duke marrë goditjen fatale në kokë.

Ai është transportuar menjëherë në spitalin e qytetit të Sarandës, por pa mundur t’i shpëtojë vdekjes. Në lidhje me këtë ngjarje u shoqëruan tetë dëshmitarë që ishin rezidentë në hotelin ku ndodhi ngjarja, familjarët e viktimës, si dhe të autorit të dyshuar.

Ndërkohë, prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Start/

                                                                                             2011-08-11 10:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›