Tjetër skandal në Devoll, përdhunohet një i mitur

Një 11-vjeçar, identitetit i të cilit ende nuk bëhet i ditur nga fshati Poloskë i Devollit dyshohet se është përdhunuar nga dy bashkëfshatarë të tij, të cilët dyshohet se janë rreth 13 vjeç.
Dy autorët e kanë marrë me dhunë të miturin në një motor dhe pasi kanë shkuar në periferi të fshatit e kanë përdhunuar atë. Më pas, djali i shokuar u ka treguar të gjithë ngjarjen prindërve të cilët i kanë denoncuar dy autorët në polici.
11-vjeçarit i është bërë edhe ekspertiza dhe policia është duke pritur përfundimet e saj, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ky është rasti i dytë brenda një muaji që një i mitur përdhunohet në rrethin e Devollit. Rreth një muaj më parë një 12-vjeçar nga fshati Bitinckë u përdhunua nga dy të rinj, të cilët u arrestuan nga policia. /Start/
2011-08-11 10:45