"Kriza", Montobio: Të gjendet një zgjidhje para 6 marsit
Ambasadori i Spanjës, Manuel Montobio, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës së BE-së, theksoi se zgjidhja duhet të vijë para datës 6 mars, e cila konsiston me afatin gjashtëmujor të djegies së mandateve të deputetëve.
Sipas diplomatit spanjoll, nëse nuk gjendet një zgjidhje, atëherë rrezikohet integrimit i Shqipërisë. “Ne mbështesim negociatat me ndërmjetësimin e presidentit Topi”, tha Montobio, për shtuar se përtej deklaratave, duhen vendime konkrete. Ai tha gjithashtu se BE-ja vlerëson rezultatet e arritura gjer më tani.
Ndërsa ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan tha se KE-ja nuk jep sugjerime dhe palët janë ato që duhet të zgjidhin krizën. Takimi u zhvillua sot në zyrën e Lohan në Tiranë.
“Nga këndvështrimi i KE-së, pyetja për të cilën duhet të marrë një përgjigje është: A e plotëson Shqipëria kriterin politik për anëtarësim në BE? Dhe është shumë e qartë që nëse Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të mos funksionojë si duhet edhe për një periudhë tjetër kohore, atëherë Shqipëria ndodhet përballë një rreziku të madh që Komisioni të mos ketë mundësi të rekomandojë hapjen e negociatave për pranimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Prandaj është e rëndësishme që për hirë të interesit të integrimit europian të Shqipërisë, drejtuesit politikë të Shqipërisë të mos lenë të kalojë rastin e tryezës së rrumbullakët presidenciale për të hedhur hapa konkretë drejt gjetjes së një zgjidhjeje", tha Lohan.