Topi: Dita e Tolerancës, ftesë për dialog
Sot është 15- vjetori i Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës. Presidenti Bamir Topi gjatë fjalës së tij në nder të kësja dite nuk ka hezituar të përfshij dhe politikën.
Për të, dialogu mes palëve, opozitë- maxhorancë është një detyrim ndaj interesave të qytetarëve. Jo vetëm kaq, por mesazhet e mirëkuptimit nuk mbeten një sfidë, pasi sipas Topit, njeriu ka nevojë për bashkëpunim.
Ndër të tjera, Topi citoi se Shqipëria me Nënë Terezën mbetet simbol i tolerancës, sikurse vendi ynë ka dëshmuar se toleranca fetare mbetet në nivelet më të larta.
Dita e tolerancës është festuar dhe nga Kombet e Bashkuara. Presdenti i Asamblesë së Përgjithshme, Nassir Abdulaziz al-Nasser, në një deklaratë vë në dukje rëndësinë e të gjithë shteteve të OKB-së, të cilat duhet të angazhohen për respektimin e të Drejtave të Njeriut.
Sfidat komplekse të botës së sotme – theksoi presidenti OKB-së kërkon angazhimin e të gjithë kombeve, për të edukuar njerëzit e tyre për paqen dhe dialogun, përfundoi më tej ai.