E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja gjatë operimit, ekpertiza: 11-vjeçari kaloi 8 arreste kardiake

Tiranë- 11-vjeçari Denis Almadhi që si mbijetoi dot ndërhyrjes plastike kirurgjikale në sy ka humbur jetën nga një aksident mjekësor.

Ky është konkluzioni i ekspertizës paraprake mjeko-ligjore për të miturin, e sipas së cilës ai ka pësuar 8 arreste kardiake në sallën e operimit.

Mësohet se familjarëve të fëmijës i është dorëzuar sot edhe skeda e vdekjes së tij, ata e kanë denoncuar në prokurori dhe polici vdekjen e fëmijës duke fajësuar mjekët për humbjen e jetës.

Të mërkruën e shkuar 11-vjeçari ka humbur jetën në sallën e operacionit në QSUT, gjatë një operimi të ptosis palpebral, që njihet si varje e qepallave të syrit.

Sakaq mjekët thanë se 11-vjeçari vuante nga hipertemia malinje, e cila në ditët e zakonshme nuk evidentohet por në kontakt me anestezinë mund të çojë në vdekje të menjëhershme. Ndërkohë një raport perfundimtar i ekspertizës mjeko-ligore pritet të dalë në ditë në vijim.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›