Vdekja në parcelën me kanabis çon nën hetim familjarët e viktimës
Vdekja e një personi ka bërë që policia të zbulojë një sipërfaqe të madhe të mbjellë me kanabis sativa në Komunën Cudhi të Rrethit të Krujës. Pasi ka mbaruar////////////// punë me viktimë, policia ka nisur menjëherë hetimet për kultivim të bimëve narkotike, akuzë për të cilën do të përgjigjen tashmë familjarët e personit që u gjet i vdekur mes bimëve të ndaluara.
Eksperti mjekoligjor dhe anëtarët e tjerë të grupit hetimor kanë arritur në përfundimin se Hamit Karaj, i cili u gjet i vdekur të shtunën nga goditja me armë zjarri në një fshat të Krujës, ka humbur jetën si pasojë e një vetëvrasjeje aksidentale.
Ky ishte përfundimi i grupit hetimor, të cilit, sipas burimeve zyrtare të policisë, iu bashkuan specialistë të Krimeve të Rënda, ekspertë të policisë shkencore, eksperti mjekoligjor, etj.
Nën drejtimin e prokurorit të Rrethit Krujë, ekspertët kanë punuar në drejtim të përcaktimit të pistave më të mundshme të hetimit, si dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, pyetjeve të dëshmitarëve, kryerjes së autopsisë mjekoligjore, etj., rezultoi se Hamit Karaj është vetëvrarë ndërsa përpiqej të kalonte gardhin e një parcele ku kishte kultivuar bimë narkotike.
Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u gjetën e sekuestruan dy armë zjarri: një pistoletë model 54, e vendosur në një mbajtëse krah-qafë në trupin e viktimës dhe një automatik model 56.
Ngjarja ka sjellë dhe nisjen e një hetimi tjetër për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike. Sipas burimeve policore, krahas hetimeve paraprake për vrasjen e Karajt, në bashkëpunim me Seksionin Kundër Narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, u kryen edhe veprimet e nevojshme procedurale për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.
Pas vdekjes së viktimës që zbuloi dhe parcelën, nën akuzë është vënë familja e tij. Në parcelë u evidentuan 175 rrënjë bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me djegie, ndërsa materialet për hetimet e mëtejshme i kaluan prokurorisë.
Zona ku u gjet i vrarë shtetasi Hamit Karaj nuk përfshihet në hartën e kultivimit të bimëve narkotike, ndaj për këtë arsye aty nuk ishin ushtruar kontrolle nga policia. Vdekja aksidentale zbuloi një vatër të re të kultivimit të kanabisit dhe ka vënë përpara përgjegjësisë familjarët e viktimës.