Vdekja nga meningjiti, fshati ne panik
Vdekja e Anila Memushaj, 25 vjece, nga meningjiti ka shkaktuar panik te banoret e fshatit Kalanje, ne komunen Qender, te rrethit te Skraparit. Ndonese viktima e meningjitit u prek nga semundja ne shtetin grek, mberritja e trupit te pajete prane familjareve te saj dhe kontakti i te afermve me trupin e pajete ka vene ne alarm banoret e fshatit te vogel me 15 banesa. Ndonese familjaret nuk kane ditur asgje ne lidhje me shkaqet e vdekjes kane kryer ritet e zakonshme, duke hapur arkivolin dhe jane vene ne kontakt te drejtperdrejte me te.
Lajmi se 25-vjecarja kish gjetur vdekjen nga meningjiti akut, ka mberritur ne familjen Memushaj vetem nepermjet medias dhe mjekut Muharem Nona, rreth ores 13:30 te dites se pardjeshme, disa ore pas mberritjes se trupit. Menjehere nga ana e familjareve dhe te afermve ka pasur reagime, pasi nga ana e tyre pretendohej se 25-vjecarja kishte gjetur vdekjen aksidentalisht, si pasoje e komplikacioneve ne shtatzeni, epikrize e dhene nga mjeket e spitalit te Athines. Sipas familjareve, 25-vjecarja kishte nderruar jete diten e marte ne Athine, ku jetonte me bashkeshortin e saj, pas nje temperature te larte qe prej tre ditesh. Ata jane njoftuar per vdekjen nga bashkeshorti i saj, por nuk kane mesuar asgje me teper rreth shkaqeve te sakta qe i moren jeten gruas shtatzene.
Trupi i pajete mesohet te kete mberritur prane familjes rreth ores 07:00 te mengjesit te djeshem, nderkohe qe deri ne oren 13:30, ai nuk eshte mbajtur i izoluar. Plote 30 persona, te aferm te familjes kane qene ne kontakt te plote me arkivolin, ku gjendej trupi pa jete. Nderkohe qe kane qene shtate persona, ata te cilet kane shoqeruar trupin e pajete nga Athina nepermjet pikes kufitare te Kakavijes per ne fshatin e lindjes. Sipas tyre, ajo kishte vdekur si pasoje e hemorragjise gjate shtatzenise. Faktin se gruaja e re gjeti vdekjen nga meningjiti, ata e kane mesuar vetem ne vendlindjen e 25-vjecares nga media dhe mjeku qe eshte paraqitur nga Ministria e Shendetesise. Sipas pohimeve nga spitali i qytetit te Corovodes, ka qene Ministria e Shendetesise qe ka njoftuar izolimin e plote te arkivolit, pasi behesh fjale per semundjen e meningjitit dhe duheshin marre menjehere masat. Sipas mjekut te spitalit, Muharem Nona, sapo eshte mesuar lajmi, ai se bashku dy infermiere kane shkuar ne banesen e viktimes dhe kane urdheruar izolimin e arkivolit dhe ndalimin e plote te kontaktit me familjaret.
Keshtu, sipas urdhrit jane vene ne karantine te plote dhe ka nisur mjekimi me antibiotike i te gjithe personave qe kane qene ne kontakt me te semuren, qe nga casti qe kane nisur shqetesimet e saj ne shtetit grek. Po keshtu, eshte urdheruar izolimi dhe mjekimi i te gjithe personave qe kane qene ne kontakt me arkivolin, ku prehej trupi i pajete. Eshte urdheruar dhe bere dezinfektimi i arkivolit nga jashte. Ndonese eshte urdheruar qe varrimi te behej sa me shpejte, nuk eshte pranuar nga ana e familjareve te bashkeshortit, te cilet kane vendosur qe varrimi te behej sipas parashikimeve. Gropa ne te cilen eshte futur arkivoli eshte hedhur gelqere pluhur, si dhe eshte dezinfektuar ambienti perreth. Per marrjen e te gjitha masave ka ndihmuar Komisariati i policise Skrapar, te cilet kane qene ne gatishmeri per situaten e krijuar. Nderkohe, po diten e djeshme ka ardhur nje ekip mjekesh specialiste te epidemiologjise nga Drejtoria e Shendetit Paresor Berat.