E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja që buron nga ndotja e Metalurgjiku-t

Ndotja që buron nga metalurgjiku jo rrallëherë ka rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të tij dhe atë të banorëve përreth. Punëtoret punojnë mes pluhurit, tymit dhe gazrave që çliron kombinati, duke u ekspozuar në këtë formë përballë shumë semundjeve, shpesh edhe vdekjeprurëse.

I pyetur nga gazeta IDEA në lidhje me çështjen, doktor Skënder Skënderi, shprehet se pavarësisht shqetësimeve që sjell kjo sëmundje nuk janë bërë ende studime në lidhje me situatën, edhe pse me këto shqetësimi pacientët ndeshen çdo ditë. Mesohet se disa punonjës kanë marrë statusin e invalidit vetëm për shkak të ndikimit që ka pasur kjo ndotje në shëndetin e tyre. Po ashtu moszhvillimi i vizitave mjekësore siç duhet, dhe mungesa e mjekëve specialistë bën që sëmundjet nga ndotja të agravohen shumë më tepër se faza fillestare.

A ka ndonjë të dhënë që tregon se sa ulet jetëgjatësia?

Nuk  ka të dhëna mbi këtë lloj vdekshmërie, dhe aq më tepër ku nuk janë bërë studime

Është bërë ndonjë studim për punëtorët e metalurgjikut të Elbasanit?

Ne kemi bërë një studim për Elbasanin dhe  janë marrë 200 punëtorë, kanë dalë të dëmtuar një kontigjent i kufizuar të cilët kanë përfituar edhe grupime invaliditeti etj.

Mbi cilat kritere është bërë studimi?

Studimi është bërë duke marrë parasyshë kontigjentet e vjetra në stazhe mbi 18, 20, 25 vjet punë.

Ka pasur raste kur punëtorët e metalurgjikut të kenë humbur jetën?

Ka pasur raste të rënda sepse këta punëtorë punojnë me pluhur, gazra, tym dhe janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve por jo nuk ka pasur raste kur të kenë vdekur për shkak të ndotjes nga metalurgjiku.

Cilat janë shkaqet kryesore për të cilat këta punëtorë sëmuren?

Shkaqet kryesore janë kryesisht prania e pluhurave, minerali, pluhurat e makinave të ndryshme janë hekurishte, mbeturina, skape që lëshon procesi i shkrirjes së metalit. Po kështu janë të prodhuar gazra, avuj, tymra që qarkullojnë brenda mjediseve të ajrit, ndërmarrjes, këto veprojnë mbi aparatin e frymarrjes, kuptohet në mënyrë të dëmshme, duke dhënë dëmtime të frymarrjes dhe fshikëzave në mushkëri.

Cilat janë sëmundjet që shkaktohen?

Sëmundjet që shkaktohen janë të ndryshme, në varësi të pluhurit, përmasave, format e grimcës së pluhurit. Nga vetitë e tyre për të dëmtuar, sëmundjet varen dhe nga rezistenca e organizmit dhe forcat mbrojtëse të trupit. Varet nga mikro klima e prodhimit.

Cilëta janë problemet që ju hasni me këta pacientë?

Një ndër problemet kryesore është se në shumicën e rasteve sëmundjet duhet të trajtohen në fazat e para por mungesa e mjekëve specialist dhe mos zhvillimi i vizitave mjekësore periodike nga mjeku i ndërmarrjes dhe jo për të kaluar rradhën krijojnë premise për kalimin e sëmundjes në shkallë të përparuar. Pra ka raste dhe të kontigjentit që kanë hyrë dhe vitet e fundit.

Është ndërmarrë ndonjë masë për mjekësinë në punë?

Po përpunojmë katër VKM të (vendime të këshillit mjekësorë), për mjekësinë në punë. Në mbështetje të ligjit mbi mbrojtjen dhe shëndetin në punë mendojmë se do arrijmë të kemi rezultate pasi në rastet kur nuk do respektohet ky ligj do të ketë penalizime me gjoba.

Kush është përfshirë në këtë projekt?

Këtu janë përfshirë të gjithë, por i është dhënë përparësi spitalit të Nënë Terezës.

Mendoni se një vendim i tillë do sjellë rezultate?

Sa dhe si do të funksionojë duhet ta shohim si do realizohet, por mendoj se do sjellë rezutate pozitive.

Kur del ky vendim?

Brenda dhjetorit del vendimi.

Mbani ende kontakte me pacientët e Elbasanit të shtruar për shkak të ndotjes së metalurgjiku?

Ne i kemi ende në vrojtim pacientët që kanë qenë këtu por që aktualisht nuk janë më. Kemi të gjitha informacionet në lidhje me pacientët, shkallën e sëmundjes dhe përparimet që janë bërë.

Ka ndonjë studim për uljen e jetëgjatësisë nga metalurgjiku?

Edhe për uljen e jetëgjatësisë nuk ka studime pasi nuk është e lehtë të bëhen këto studime.

 

ERISA SALLAKU/ IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Elbasan- Fusha e plehrave, atje ku buron vdekja
  2. E harruar nga vdekja
  3. Ndotja e lëkures, Dermatologët: Më shumë kujdes, veçanërisht fëmijët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›