Virozat e stinës- Mjekët:150 pacientë në ditë, kujdes fëmijët
Elbasan- Virozat e stinës kanë shtuar edhe numrin e vogëlushëve që vizitohen pranë pediatrive të qytetit të Elbasanit. Sipas mjekëve janë rreth 150 raste në ditë që vijnë pranë këtij pavioni.
Ndërkohë mjekët shpjegojnë se simptomat që shfaqin fëmijët janë të ndryshme si temperaturë, diarre, probleme me frymarrjen etj.
Specialistët shprehen se disa nga fëmijët kanë nevojë për trajtim në spital, ndërsa të tjerët kurohen në shtëpi.
Ndërkaq mjekët tregojnë se grupmoshat më të prekura nga virozat e stinës janë fëmijët 0-3 vjeç.
Madje ato bëjnë thirrje që prindërit të shmangin ambjentët e mbyllura për fëmijet si dhe të tregojnë kujdes të veçantë për higjienën personale të fëmijëve.
Shkrime të tjera me interes: