Vdekshmëria foshnjore ; Shërbime shëndetësore shtesë për 10 qytete
Projekti që merr përsipër të rrisë standardet e shëndetit të nënës dhe fëmijës do të zgjasë për gati 3 vjet, duke u fokusuar kryesisht vetëm në 10 qytete. Bazuar në studimet e fundit mbi vdekshmërinë foshnjore në vendin tonë, ka dalë në pah një realitet i hidhur. Sipas të dhënave, vdekshmëria e foshnjave në vendin tonë është më e larta në Ballkan. Kujdesi i ulët shëndetësor është një ndër shkaqet kryesore. Më pas, evidentohen edhe lindjet e bebeve në kushtet shtëpiake.
Projekti
Cilësia e kujdesit shëndetësor amtar të të porsalindurve dhe fëmijëve do të ndryshojë me implementimin e këtij projekti. Ministria e Shëndetësisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe ambasada spanjolle në Tiranë kanë prezantuar projektin "Reforma në shëndetin e nënës dhe fëmijës". Fillimisht projekti do të zbatohet fillimisht në qarkun e Shkodrës (Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe), qarkun e Vlorës (Vlorë, Sarandë, Delvinë) dhe qarkun e Korçës (Korçë, Pogradec, Kolonjë, Devoll).
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Zamira Sinoimeri, u ndal tek problemet dhe sfidat në fushën e reformës për shëndetin e nënës dhe fëmijës. Sipas saj, fushat kryesore të punës së projektit do të jenë asistenca teknike në forcimin e kapaciteteve të ministrisë për shëndetin e nënës dhe fëmijës, forcimi i kujdesit parësor dhe dytësor për shëndetin e nënës dhe fëmijës në nivel rajonal.
Projekti me afat 36 muaj, "Reforma në shëndetin e nënës dhe fëmijës", që do të realizohet me mbështetjen financiare të Agjencisë Spanjolle për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Zhvillim dhe asistencë teknike të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, asiston teknikisht reformën për kujdesin amtar të të porsalindurit dhe fëmijës, në përputhje me angazhimin e Shqipërisë për të arritur objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit 3, 4 dhe 5.
Në fund të 36 muajve, pritet që MSH-ja të ketë përforcuar aftësinë drejtuese në fushën e kujdesit neonatal dhe fëmijëror, të ketë rritur kapacitetet për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe eficente në nivelin parësor dhe spitalor. Një rëndësi e veçantë do t'i kushtohet pakësimit të pabarazive gjinore për shëndetin, si dhe mirëqenien amtare neonatale dhe fëminore.
Asistenca teknike do të ofrohet në përmirësimin e cilësisë të kujdesit të ofruar spitalor për nënën dhe fëmijën, aksesin e barabartë për shërbimet ndaj tyre, adresimin e impaktit të faktorëve social-ekonomikë dhe gjinorë në shëndetin ndaj nënës dhe fëmijës, identifikimin e niveleve të përshtatshme të kujdesit shëndetësor për to në nivel të qendrave shëndetësore dhe spitaleve, si dhe forcimit të shërbimit shëndetësor në shkolla.