Financat: Ligji “Për lojërat e fatit”, standard të ri në funksionimit e tyre
Ministria e Financave ka reaguar dje pas debateve që u bënë në Kuvend lidhur me ligjin e ri “Për lojërat e fatit”. Kuvendi i Shqipërisë diskutoi në parim dhe mbështeti ligjin e ri të propozuar nga Këshilli i Ministrave “Për lojërat e fatit”. Financat theksojnë se ligji përbën një standard të ri në rregullimin e funksionimit të industrive të lojërave të fatit me përfitime të mëdha shoqërore dhe publike. “Vetëm një pakicë, pjesë e klientelës politike të bizneseve të pandershme dhe abuzive kërkoi të krijojë pështjellim në opinionin publik rreth standardeve të reja moderne ligjore dhe korrekte që vendos ligji i ri mbi lojërat e fatit", - thuhet në reagimin e Ministrisë së Financave. Specialistët sqarojnë se në këtë ligj liberalizohen licencat dhe lejet, çka do të thotë heqja e mundësive që në mënyrë korruptive, klienteliste dhe të pandershme të mund të licencoheshin subjekte të lojërave të fatit. Fakti i liberalizimit të lejeve dhe licencave nga ideatorët e monopoleve të lojërave të fatit konsiderohet si një nxitje dhe përhapje e mëtejshme e aktivitetit të kësaj industrie. Vetëm tellallët e paguar mund të akuzojnë lirinë si abuzim. Ligji i propozuar synon të dekurajojë përhapjen e pakontrolluar të veprimtarive në një numër shumë të madh njësish, pasi vendos detyrime fiskale jo vetëm për kompaninë në tërësi, por për çdo njësi lojëra fati që vepron brenda licencës së të njëjtës kompani. Kjo përbën një instrument fiskal për të përgjysmuar numrin e madh të njësive që veprojnë aktualisht, çka përbën një kontribut shoqëror të ligjit. Zëdhënësit e paguar të pjesës abuzive të kësaj industrie të veshur me sigla politike akuzojnë se po rriten taksat. Ligji përmes çlirimit të burokracisë dhe monopoleve të lejeve synon që t'i japë fund akuzave për klientelizëm korruptiv e politik. Tellallët e pjesës abuzive të lojërave të fatit vajtojnë parajsën e humbur të licencave dhe patentave. Vetëm në tre vitet e fundit nga kontrolli i kësaj pjese të tregut dhe nga dominimi i korrupsionit, klientelizmit politik dhe ryshfeteve, të ardhurat nga lojërat e fatit dhe kazinotë janë rritur me 12 herë (nga 187 milionë lekë në 2.3 miliardë lekë). Ligji garanton mbrojtjen e interesave të klientëve, duke sanksionuar se jo më pak se 50% e të ardhurave të kompanive duhet t'u kthehen klientëve në formën e përfitimeve nga loja. Kjo mundësohet përmes zëvendësimit të makinave elektronike joautomatike që janë sot në treg, lehtësisht të manipulueshme e në dëm të interesave të klientëve, me makineri të reja elektronike të standardeve evropiane brenda një periudhe 6-mujore. Ligji garanton mbrojtjen e interesave të të miturve dhe të individëve dipendentë nga lojërat e fatit, duke penalizuar për këtë organizatorët e lojërave të fatit.
Shqipëri-Poloni, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik
Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo, si dhe homologu i tij polak, Rafal Baniak, nënshkruan dje në Tiranë marrëveshjen e protokollit të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Zv.ministri i METE-s, Bozdo, duke i bërë të ditur homologut polak listën e kompanive shqiptare që janë drejt privatizimit, kërkoi edhe rritjen e pjesëmarrjes së biznesit polak në këtë proces. "Niveli i marrëdhënieve ekonomike nuk reflekton edhe atë nivel të bashkëpunimit diplomatik midis dy vendeve", - deklaroi Bozdo, duke shtuar njëkohësisht se "edhe shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Polonisë janë në nivele të ulëta". Ndërkohë, zv.ministri i Ekonomisë së qeverisë polake, Baniak, shprehu angazhimin e tij për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë, duke theksuar se një rol të rëndësishëm në këtë drejtim do të mund të luanin edhe dy dhomat e tregtisë së dy vendeve. Ai tha se kompanitë polake e shohin me interes Shqipërinë dhe ajo që ne mund të bëjmë është të shtyjmë dhomat e tregtisë së dy vendeve për të rritur bashkëpunimin.