E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekshmëria foshnjore, ende në nivele të larta

Pavarësisht të gjithave nismave shëndetësore, vdekshmëria foshnjore mbetet në nivele shqetësuese. Edhe pse të dhënat nga autoritetet shëndetësore ende nuk janë rifreskuar, ato ekzistuese flasin për 18 vdekje foshnjore në 1000 lindje.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, niveli i vdekshmërisë së foshnjave dhe fëmijëve nën 5 vjeç në Shqipëri, është më i lartë në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Enver Roshi thotë se duhet një sensibilizim më i madh tek gratë shtatzëna.
 

Sipas Roshit, në 5 vitet e kaluara, shifra e vdekshmërisë foshnjore ka qënë disa herë më e lartë. Ndërkohë që më tepër problematike mbeten zonat rurale ku femrat nuk ndjekin në mënyrë të rregullt kontrollet mjekësore gjatë shtatzanisë dhe janë më pak të sensibilizuar përsa i përket kapjes në kohë, të problemeve të fëmijës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›