E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Renda kerkese per sekuestro te pronave te Prudentinos

Prokuroria e Krimeve te Renda vazhdon perpjekjet per mbajtjen nen sekuestro te pronave te mafiozit Italian Albino Prudentino. Kerkesa eshte depozituar dy jave me pare ne Gjykaten e Larte dhe procesi vazhdon te jete ne fazat e para ate te regjistrimit. Data e regjistrimit te kesaj ceshtjeve per sekuestro eshte 21 janari ndersa numri i ceshtjes eshte 61002-00090-00-2011. Tipi i ceshtjes eshte ceshtje penale ne fazen e Hetimit Paraprak / Kerkese per Sekuestrim Neni 207-220 K.Pr.P. Objekti i padise se akuzes eshte sekuestrimi i pasurive Aktivitetet e shoqerive Bet Plus Casino Italia dhe Betting System Albania ne kuader te parandalimit dhe goditjes se krimit te organizuar dhe trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise. Person nen hetim eshte Angelo Prudentino dhe kerkues per kete mase sekuestro jane prokuroret e Krimeve te Renda. Ndersa pale e trete ne kete ceshtje jane Ventigjar Kaci Francesco Fornelli Giuseppe Palma. Keto masa per sekuestro filluan menjehere pas arrestimit te mafiozit italian Albino Prudentino ne Shqiperi. Prokuroria e Vlores nisi sekuestrimin e pronave te tij ne Tirane dhe Vlore. Prokuroria vuri ne sekuestro resortin Muza Park ne Mullet te Tiranes ish-resorti Artur si dhe restoranti ne pronesi te eksponentit te organizates Sacra Corona Unita ne Vlore i njohur si Piazza Italia. Ndaj Prudentinos i cili njihet si njeri prej drejtuesve te organizates kriminale mafioze Sacra Corona Unita Gjykata e Leces ne 20 shtator te vitit te kaluar ka leshuar urdhrin e arrestit per Bashkepunim kriminal i tipit mafioz Trafik droge si dhe Grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal Italian ndersa disa jave me pare u realizua edhe ekstradimi i tij drejt Italise. Prudentino rezulton te jete pronar i dy lokaleve luksoze me emer ne zonen e Ujit te Ftohte zone mjaft e frekuentuar ne qytetin e Vlores nje pasticeri dhe tjetra restorant ndersa planifikonte te hapte dhe nje kazino me lojera elektronike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›