E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasja e dy automjeteve vdesin dy emigrante shqiptare

Dy te rinj shqiptare dhe rezidente prej vitesh ne shtetin fqinj te Italise kane humbur jeten ne nje aksident rrugor ndersa disa te tjere kane mbetur te plagosur. Ka qene perplasja fatale e automjetit te tyre me nje furgon ku udhetonte nje cift i cili u ka marre jeten ndersa tre te tjere kane mbetur te plagosur pasagjerja qe udhetonte me dy shqiptaret dhe cifti Italian qe ishte ne furgon. Njeri nga shqiptaret jetonte me vellane e tij ne Antegnate ndersa tjetri me familjen. Sipas te dhenave te policise rrugore ka pasur nje perplasje fatale mes automjetit Fiat Punto dhe furgonit Renault Traffic. Mesohet se ne automjetin Fiat Punto udhetonin dy shqiptaret dhe nje shtetase bullgare te cilet po shkonin nga Bergamo drejt Cremonas. Furgoni drejtohej nga nje 29-vjecar nga Zogno i cili udhetonte me nje vajze 23 vjece ne drejtim te Bergamos. Shkak per aksidentin mesohet te jete bere manovrimi jo i sakte i automjetit Fiat Punto. I pari ka humbur jeten drejtuesi i automjetit Mikeljan Hallulli 20 vjec rezident ne Bassa Bergamasca ne Antegnate ku jetonte me vellane dhe me pas ka humbur jeten edhe pasagjeri Klajdi Shehi 17 vjec rezident ne Torinese. Ky i dyti humbi jeten teksa transportohej per ne spitalin e Cremonas. E plagosur rende edhe pasagjerja qe udhetonte me ta bullgarja Ivnka Chakova 27 vjece rezidente ne Cremona e shtruar me urgjence ne spitalin e Cremas.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›