Vdes Angela Scoulargruaja e Bond, nefilmat e agjentit 007
LONDER-Aktorja Angela Scoular, 2 herë bashkëshorjta e agjentit 007, në filmat e spiunit legjendar Bond, dyshohet se është vetëvrarë duke pirë lëndë toksike, acid pasi prej kohësh ishte ekzaminuar me kancer në zorrën e trashë.
Mediat britanike shkruajnë se aktorja britanike 65 vjecare kishte konsumuar lëndën toksike të hënën dhe se tentativat e mjekëve për ta shpëtuar kanë qenë të kota.
Policia londineze ka nisur një hetim mbi vdekjen e aktores, ndërkohë që bashkëshorti I saj, Leslie Phillips, i cili ishte 21 vjet më i vogël se ajo, ka treguar se sëmundja e kancerit kishte shuar dëshirën e gruas së tij për të jetuar.
“Nuk e dija që do të merrte jetën e saj”- ka thënë Phillips, duke përshkruar të hënën “si ditën më të keqe të jetës së tij”
Cifti nuk kishin fëmijë së bashku.
Aktorja e njohur është shfaqur dy herë në filmat e spiunit Bond, në rolin e Buttercup në “Casino Royale” në 1966 dhe si Ruby Bartlett në “On Her Majesty’s Secret Service” në 1969. Scoular u bë e njohur me intepretimin e saj dhe në disa filma të tjerë.
(a.j/s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Vdes Angela Scoular gruaja e Bond, në filmat e agjentit 007