E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luhet sotDinamo-Skënderbeusfida e shumë dyshimeve

TIRANE-Dinamo dhe Skënder beu do të përballen sot në orën 16.30 në një ndeshje që dy vitet e fundit ka shkaktuar polemika që kanë kaluar çdo limit. Skuadra kryeqytetase ka toleruar në 3 përballjet e fundit ndaj korçarëve, një në sezonin e shkuar dhe dy këtë vit, ndërkohë që mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë sot. Dyshimet janë se sërish do të jetë një sfidë teatrale, se nuk do të luhet ndershëm dhe se Skënderbeu do të fitojë qetësisht, megjithatë për këtë do të pritet fusha e lojës. Sidoqoftë, mbetet fakt që Dinamo nuk është në ditët e saj më të mira dhe se në ekip do të mungojnë futbollistë me shumë peshë, duke nisur nga Emiljano Vila apo Nuredin Orelesi, që janë të pezulluar. Po ashtu, nuk do të jetë as Opoku, si edhe Gabriel Martinena, ç'ka e bën situatën aspak të mirë në kampin kryeqytetas. Në kampin korçar ndërkohë synohen patjetër 3 pikët, vendimtare në betejën për titullin kampion. Në këtë prizëm, mbetet për t'u parë vetëm se çfarë do të bëjë Dinamo, një skuadër që në fushën e saj, nëse do, është gjithnjë e frikshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›