E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Brittany Murphy

Aktorja e filmit Brittany Murphy ka vdekur nga një recetë e barnave ashtu sikurse e ka përdorur Michael Jackson, kanë treguar shkakun e vdekjes shokët e saj mbrëmë.

Shoku i saj, ka thënë se bukuroshja 32 vjeçare, e cila fitoj çmime për paraqitjen e saj në filmat “Clueless dhe “8 Mile” ishte e bërë e varur nga këto barëra pasi kishte bërë disa herë operacion plastik.

Ndër barnat që ajo ka përdorur janë edhe Vicodin, të cilin e kishte përdorur edhe Jacko.

Raportohet se ajo nuk ka mundur të “rri në këmbë” gjatë premierës së filmit të saj të ri “Across The Hall”, i cili u dha premierë pak para tri javëve në SHBA.

Brittany problematike – e cila ka qenë e martuar me skenaristin britanik Simon Monjak – po ashtu ka qenë e shqetësuar nga çrregullimet në ushqim.

Ka pasur spekulime që ajo ka përdorur edhe kokainë, për të cilën gjë ajo nuk ka folur.

Vdekja e Brittany është shpallur dje në orën 10:04 paradite, ku pak para vdekjes ajo ka pësuar sulm në zemër. Por shokët e saj kanë thënë se ajo ka vuajtur edhe nga barnat.

“Ne kemi qenë shumë të shqetësuar që kjo gjë ka ndodhur. Brittany kishte jetuar një jetë të vështirë më shumë probleme shëndetësore. Ajo, definitivisht ka pasur probleme me barnat dhe për këtë ka kërkuar ndihmë. Fatkeqësisht, kohëve të fundit kishte filluar që të shurdhohet”, ka thënë një shokë i afërt i aktores.

Ish fëmija i aktores – e cila arriti në vendin e shtatë në top-listën britanike me Faster Kill Pussycat që ka një bashkëpunim me DJ Paul Oakenfold – është gjetur e pandjenja kur ka marrë vesh për vdekjen e nënës së saj.

Analizat e para të aktores kanë zbuluar se ajo ka vuajtur nga sulmi në zemër.

Mjekët janë përpjekur ta sjellin në jetë edhe në kohën sa ka qenë në makinën e ambulancës derisa ajo ka shkuar në spitalin LA Cedar, në spitalin në të cilin kishte shkuar edhe Jackson, por mjekët nuk kanë arritur që të bëjnë asgjë.

Kirurgu i spitalit të Los Angeles, Ed Winter i ka thënë ueb-faqes TMZ.com se Brittany në pamje të parë “ka një vdekje natyrale” dhe për të nuk ka ndonjë dyshim të bazuar.

Ai ka shtuar se vdekja e saj ka ndodhur në banjo dhe autoritet janë duke shikuar historinë e saj mjekësore. Familja e saj është duke bashkëpunuar në autopsinë e bijës, e cila planifikohet t’i bëhet sot.

TMZ, po ashtu ka treguar se disa lloje të barnave janë gjendur në shtëpinë e saj por ata nuk kanë dhënë detale të tjera.

Çdo lloj bari që është gjetur në shtëpinë e saj do të testohet dhe do t’i bëhen analizat toksikologjike të tyre, të cilat do të marrin kohë deri në gjashtë javë.

Vdekja e Brittany erdhi disa javë pasi ajo në mënyrë të padrejtë ishte përjashtuar nga roli i saj në filmin e ri, “The Callet” për shkak të “sjelljeve jo të mira”.

Agjenti i saj ka pohuar se ajo e ka lënë rolin për shkak të “dallimeve krijuese” me regjisorin.

Në fillim të këtij muaji burri i saj kishte shkuar me nguti në spital pasi kishte ateruar në LA pas një vizite që i kishte bërë Puerto Rico-s.

Brittany kishte treguar se kishte vuajtur nga një sulm i astmës.

Aktorja deri me tani ka luajtur 14 role në Hollywood.

Ajo ka luajtur në filma shumë të njohur, madje në role kryesore si në; “Clueless”, “Don't Say A Word” dhe “Sin City”.

Bashkë-aktorja e saj në “Clueless”, Alicia Silverstone”, ka thënë: “Gjithmonë jam ndier e lidhur më të përderisa kemi kaluar kohë të mira sa kemi jetuar së bashku”.

“Ndjej dashuri të madhe për të – dhe shpresoj që të pushoj në paqe. Jam shumë e mërzitur. Me ka pëlqyer puna me Brittany. Ajo ishte aq e talentuar, aq e këndshme dhe aq e ëmbël”, ka thënë ajo.

Britanny ka luajtur të dashurën e Eminem në filmin “8 Mile”. Ajo ka kënduar edhe kolonën zanore në filmin klasik për mbretëreshën, “Somebody To Love and Earth Wind and Fire’s Bogie Wonderland”, një film ky për fëmijë.

Ish i dashuri i saj, Ashton Kutcher (31) – tani i martuar me Demi Moore – ka shkruar në faqen e tij të Twitter: “Sot bota ka humbur një pjesë të shkëlqimit të saj”.

Babi i Brittany, i dënuar për krime, Angelo Bertolotti ka thënë: “Personaliteti i saj ishte gjithmonë i dashur. Të gjithë e kemi dashur atë – njerëzit që kanë bërë filma më të, njerëzit që kanë punuar më të – të gjithë ata e kanë dashur atë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›