Vdes Gil Scott-Heron ‘kumbari’ i muzikës rep
NJU JORK - Poeti, shkrimtari dhe muzikanti afro-amerikan, Gil Scott-Heron, konsideruar si një nga themeluesit e repit dhe autor i këngës "The Revolution Will Not Be Televised", vdiq dje në mohën 62-vjeçare, njoftoi shtëpia e tij diskografike, XL Recordings.
I cilësuar shpeshherë si ''kumbari i repit'', Scott-Heron, lindur më 1 prill 1949, vdiq në një spital të Nju Jorkut, theksoi XL Recordings.
Krijues në vitet 1960 të stilit "spoken word", formë poezie e shoqëruar ose jo me muzikë, ai bëhet i njohur me këngën "The Revolution Will Not Be Televised", që i drejtohet pabarazive sociale ku viktima ishin personat me ngjyrë në SHBA.
(e.m/ata/BalkanWeb)