Vdes Leoni
Super-talenti gjysmë finalist i Deutchland Sucht Das Supertalent, Ardian Bujupi në një gjysmëfinale kishte bërë thirrje tek adhuruesit e tij për të ndihmuar një fëmijë me emrin Leon Bujupi, i cili ishte sëmurë nga leukemia.
Tani klinika universitare e Munsterit u ka thënë medieve gjermane se, pavarësisht insistimit të Ardianit dhe të qenit të tij afër pacientit, me qëllim për ta ndihmuar këtë fëmijë, Leoni nuk ka arritur të mposhtë sëmundjen e tij të rëndë.
“Edhe pse janë mbledhur donacionet, Leoni i vogël nuk ka arritur që t’i rezistojë sëmundjes për shkak të imunitetit të dobët”, ka thënë spitali në një komunikatë për shtyp. Ndryshe, përpos mbiemrit të njëjtë, mësohet se Ardiani nuk e ka pasur asgjë Leonin.
Njëra prej baladave që këndoj Ardiani gjatë DSDS’së