E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimi Balkanika Kaygusuz dhe Kadare

Sema Kaygusuz nga Turqia me romanin Renia e namazit dhe Ismail Kadare me E penguara dy autoret me te mire te Ballkanit per dy vitet e fundit. Pse juria me nje kryetar arbiter nga SHBA mori kete vendim


Sema Kaygusuz nga Turqia prozatorja me e mire e Ballkanit per vitin 2008 me romanin Renia e namazit dhe Ismail Kadare autori me i mire per letersine e te njejtit territor per vitin 2009 e romanin E penguara.


Vleresimi final i jurise se mimit Balkanika respektivisht per edicionet e 12-te dhe 13-te me 14 kandidate u dha mbreme ne Teatrin Petro Marko ne qytetin e Vlores.


Per kryetarin e jurise nderkombetare Andrew Wachtel i cili dha Balkanika 2008 ne parafjalen e ndarjes se cmimeve e konsideroi kete trofe ne fakt nje statuete qe paraqet kalin mitologjik Pegasus si reflektim per cilesine e veprave kombetare per secilin prej vendeve pjesemarrese.


Kete vit puna e jurise ishte vecanerisht e veshtire pasi sic edhe e dini ishin dy cmime per tu dhene njeri per vitin 2008 e tjetri per vitin 2009. shte dashur qe juria te merrte ne konsiderate shume vepra ne proze e poezi. Por Wachtel tani ndihej i lumtur qe pas diskutimeve te gjalla dhe pas nje pune te madhe u arrit me ne fund ne nje perfundim te kenaqshem.


Sipas tij fituesit dhe dy librat per te cilat juria beson se meritojne vemendje e konsiderate te vecante perfaqesojne prirje te ndryshme te shkrimtareve ballkanike. Keshtu juria do te donte te nxirrte ne pah cilesine e shkelqyer te dy librave Liqeni i Komos i Srdjan Valjarevic-it dhe Gruaja Gavrilov e shkrimtares maqedonase Kica Kolbe.


I pari eshte nje roman i thjeshte qe lidhet me mirekuptimet e keqkuptimet nderkulturore ndersa tjetra eshte nje histori me e nderlikuar ne lidhje me tri breza grash e rrefyer me nje force poetike dhe me nje stil te jashte zakonshem.


Por vepra me e mire per vitin 2008 romani Renia e namazit e Sema Kaygusuz ka rene ne sy per mjeshterine e gjuhes dhe per krijimtarine ne dy prirje te caktuara te cilat rrefejne dy histori paralele.


Njera e cila vendoset ne boten reale ne ishujt Ajxhan e tjetra ne nje bote mitologjike imagjinare. Kaygusuz i perket nje brezi te ri te shkrimtareve turq te cilet perpiqen ti integrojne motivet tradicionale turke me format letrare dhe ia kane arritur ti shmangen temes se Stambollit karakteristike per letersine turke te nje periudhe te meparshme.


Per edicionin Balkanika 2008 letersia shqipe perfaqesohej me romanin Te jetosh ne ishull i Ben Blushit.


Andrew Wachtel eshte shprehur edhe per fituesin tjeter shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare per letersine e tij ku vecon harmonizimin e elegances se stilit me realizmin fantazine dhe mitologjine.


Pse E penguara u vleresua romani me i mire per vitin 2009 Kete e justifikoi Nikolai Stojanov nje emer tjeter i jurise njeheresh Presidenti i Fondacionit Balkanika. Sic e dime te gjithe mire vepra e Kadarese eshte e njohur dhe e vleresuar prej shume vitesh por juria deshiron te theksoje se mimi Balkanika nuk eshte cmim karriere.


Ne kete rast E penguara eshte nje veper e vecante per nga stili dhe struktura proze e shkruar me nje elegance te skajshme ku perzihen kompleksiteti psikologjik fantazia dhe mitologjia.
Ne emer te shkrimtarit Kadare cmimin e terhoqi botuesi i tij Bujar Hudhri president i Onufri-t.


Kjo eshte hera e dyte qe Kadare hyn ne konkurrim per mimin Balkanika.
Stojanov eshte treguar bujar duke vleresuar edhe kandidate te tjere te propozuar ne garen e vitit 2009. Ai tha se juria pati te beje me vepra me karaktere krejt te ndryshme. Njera prej tyre te cilen ai ua rekomandoi kolegeve botues per ta pasur ne konsiderate te vecante eshte romani i nje bashkatdhetari Cirku Bullgaria i autorit bullgar Deyan Enev

Shkrimtarja Diana uli e cila perfaqesonte Shqiperine si anetare e jurise nderkombetare tha pas ceremonise se une besoj qe e meritoi vete vepra e Kadarese qe eshte gjithnje surprize.


Ndersa per emrin tjeter ne gare Ben Blushi shtoi Blushi u vleresua shume nga juria por sic e pate edhe ju ishte nje konkurrence shume e madhe. Une e cmoj shume vepren e tij dhe mendoj qe ai eshte i ri e do te kete raste te tjera per ta fituar patjeter Balkanika-n.


E pyetur pse e kryesoi jurine nje autor qe vjen nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes uli sqaroi se qysh kur eshte krijuar Balkanika ka ekzistuar paragjykimi se anetaret e jurise lobojne per letersine e vendeve qe i ndjejne me te aferta.


Ndoshta ndonjehere ka pasur me shume perkatesi sllave ne juri. Jane marre parasysh edhe keto para se te vendosej qe kryetar i jurise te jete nje njeri te paanshem. Ai jep opinionet e tij por qe nuk ka te drejte vote eshte si te thuash nje lloj arbitri.


Botuesja Irena Tocit perfaqesuesja e Botimeve Toena te ciles i ishte besuar organizimi i Balkanikas ne Vlore ndihej e lumtur qe juria i dha Shqiperise nje fitues si shkrimtarin me te mire te Ballkanit. Kadare mori Nobelin Ballkanik dhe e uroj te fitoje dhe Nobelin Boteror. Vec kesaj jam e lumtur qe ky aktivitet ndodhi ne Vlore ne diten tone te pavaresise ne festen e te gjithe shqiptareve.


Si mbeshtetes i rendesishem i aktivitetit dhe i vleresuar nga organizatoret si i tille kryebashkiaku i Vlores Shpetim Gjika ne pershendetjen e rastit e ka lidhur ngjarjen kulturore me Diten e Pavaresise.


Une besoj qe ndaj te njejtin mendim me te gjithe ju qe jeni ne salle se qe te besh letersi duhet qe te jesh i pavarur. E jo me kot ishte vendosur te zhvillohej ky aktivitet sot ne Vlore. Gjika ka deklaruar jo pa krenari se qyteti i tij vjen i dyti pas Tiranes per nga lexueshmeria e larte


Fituesve te shpallur autoret me te mire te Ballkanit iu eshte dhene Diploma e Nderit nje distinktiv me simbolin e Balkanika-s dhe nje cmim me vlere financiare. Rregullorja e cmimit parashikon qe botuesit organizatore te te gjitha vendeve ballkanike kane detyrimin qe te botojne romanet fituese ne vendet e tyre brenda nje periudhe dyvjecare.


Botuesit jane te lire te botojne ne vendin e tyre te gjitha veprat qe kane konkurruar duke qene se jane veprat me te mira te botuara ne rajon.


Mendohet qe Balkanika e ardhshme te zhvillohet jashte rajonit. Thuhet ne Napoli meqe kryetari i bashkise se Napolit e paska shprehur kete deshire.


Fituesit


Sema Kaygusuz 1972 me romanin Renia e namazit perfaqesoi letersine turke ne konkurrimin per mimin Letrar Balkanika 2008. Ajo eshte autore e vellimeve me tregime dhe e nje romani. Tregimet e saj jane vleresuar me cmimin e pare ne konkursin Cevdet Kudret
.

Ismail Kadare 1935 me romanin E penguara perfaqesoi letersine shqipe ne konkurrimin per mimin Letrar Balkanika 2009. I perkthyer ne shume gjuhe fitues i Man Booker International 2005 Princi i Asturias per Letersine 2009 dhe i permendur prej vitesh ne listen e kandidateve te mundshem per mimin Nobel.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›