E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Walter Cronkite, gazetari legjendar i CBS

Walter Cronkite, gazetari legjendar i stacionit televiziv amerikan, CBS, që me autoritetin e tij në dhënien e lajmeve gjatë periudhave të vështira të historisë amerikane e kishin bërë atë njeriun më të besuar në vend, vdiq dje në moshën 92-vjeçare. Famija e tij njoftoi se Cronkite vuante nga një sëmundje cerebrovaskulare. Cronkite iu bashkua CBS-së si korrespondent në vitin 1950. Ai drejtoi edicionin e lajmeve të mbrëmjes në këtë televizion gjatë viteve 1962-81. Njoftimet e tij mbi çdo gjë, që nga vrasja e presidentit John F. Kennedy, programi hapësinor ''Apollo'' e deri te lufta në Vietnam kishin shpesh më shumë ndikim sesa vetë ngjarjet.
Çdo natë për rreth 20 vjet, miliona amerikanë shihnin lajmet e Cronkites, zëri kumbues dhe familjar i të cilit e bënin emisionin e tij më të kërkuarin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›