E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Wangari Maathai fituesja e cmimit Nobel per Paqen

 Wangari Maathai, fituesja e çmimit Nobel për Paqen, ka ndërruar jetë në Nairobi të Kenias në moshën 71-vjeçare për shkak të një tumori.

Në vitin 2004, keniania u bë gruaja e parë afrikane që fitoi Nobelin për paqe për “kontributin në zhvillim, demokraci dhe luftën për të drejtat e femrave”.

Wangari Maathai ishte anëtare e Parlamentit kenian dhe ka qenë ministre e Ambjentit dhe Burimeve Natyrore në periudhën 2003-2005.

Gjithashtu, ajo themeloi Green Belt Movement që mbolli 20-30 milionë pemë në Afrikë.

Ajo njihet mjaft për fushatat kundër qeverisë vendase.

Në vitin 2008, zonja Maathai u mbytën me gaz lotsjellës gjatë një proteste kundër planit të presidentit kenian për të rritur numrin e ministrave në kabinet.

Në fjalën e saj kur ajo u nderua me çmimin Nobel, Maathai tha se shpresonte se suksesi i saj do të nxisë gratë e tjera në një rol më aktiv në komunitet.

"Unë shpresoj se do të inkurajojë ata që të ngrenë zërin dhe të marrë më shumë hapësirë për udhëheqje," tha ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›