E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje ne Tirane ekzekutohet Arjan Selimi

Një vrasje me armë zjarri është shënuar ne mbrëmje në Tiranë, ku viktima është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, Arjan Selimi, i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15 minuta pranë ish-Parkut të Autobusëve në Rrugën “Babë Rexha” të kryeqytetit.

Policia e cila shkoi menjëherë në vendngjarje ka nisur hetime intensive për të zbardhur vrasjen dhe kapjen e autoreve. Trupi i Selimit, 37 vjeç u gjet i pajetë pranë automjetit të tij, poshtë pallatit 8 katësh, ndërsa dëshmitarë thonë se janë dëgjuar disa të shtëna armësh në zonë.
Zona ku u gjet trupi i Selimit është një zonë pa ndriçim. Sipas informacioneve paraprake, Arjan Selimi ka tentuar të hipte në një automjet në momentin që është sulmuar me armë nga 2 persona teksa ka dalë nga banesa e tij.

Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, por do të jetë ekspertiza nga kriminalistika që do të përcaktojë llojin e armës së përdorur për ekzekutim. Plumbave të atentatorëve të Selimit nuk i ka shpëtuar një tjetër person ne vendngjarje.

Një 20-vjeçar i identifikuar, si Klevis Kola është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak me plagë te renda, ku dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë një plumb në këmbë dhe një në bark. Kola do të jetë dhe qendra e vëmendjes së efektiveve të policisë pasi është një nga dëshmitarët kyç të ekzekutimit të Selimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›