Vdes duke drejtuar makinën Resul Llogo
20/05/2009 Ekspertiza, ish-kryetari i PS-së së Gjirokastrës pësoi infarkt
GJIROKASTËR – Vdes teksa po drejtonte makinën e tij ish-kreu i Partisë Socialiste së Gjirokastrës, Resul Llogo. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë pranë kthesës së fshatit Mashkullorë, rreth 7 km në veri të qytetit të Gjirokastrës. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mësohet se automjeti i drejtuar prej vetë të ndjerit tip “Mercedes Benz” me targa GJ 46 77 A, ndërsa ishte duke udhëtuar në drejtim të Gjirokastrës, pasi kishte marrë pjesë në një ngushëllim në fshatin Kardhiq, ka dalë nga rruga duke përfunduar në fushë të hapur, pasi është përplasur me bordurën e betontë të kanalit ujitës përbri serave të fshatit.
Ky fakt konfirmohet edhe nga ana e policisë së Gjirokastrës përmes burimeve zyrtare. Në momentin e aksidentit në automjet nuk udhëtonte njeri tjetër. Specialistët e qarkullimit rrugorë të Gjirokastrës në bashkëpunim me specialistët e kriminalistët dhe mjekësinë ligjore kanë përcaktuar në orët e pasditen e së martës shkaqet e vdekjes së ish-kryetarit të Këshillit të Qarkut Gjirokastrës, prej vitit 2001-2007, njëherazi ish-kryetari i degës së Partisë Socialiste, Resul Llogo. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut Gjirokastrës kanë pohuar për gazetën "Metropol" se, gjatë këqyrjes së trupit të pajetë, mjeku ligjor kanë përcaktuar se shkaku i vdekjes së prof. dr. Resul Llogo ka qenë rritja e sheqerit, gjë që ka shkaktuar pushimin e zemrës (infrakt).
“65-vjeçari Resul Llogo ka pësuar infarkt gjatë drejtimit të automjetit dhe për shkak se zemra e tij ka pushuar menjëherë, automjeti i tij ka lëvizur në gjendje të lirë në rrugën kombëtare derisa është përplasur me një bordurë”, shprehet burime zyrtare. Dëshmitarët në vendngjarje janë shprehur se automjeti është përplasur fillimisht me një masiv inertesh anës rrugës dhe më pas ka përfunduar në krahun e djathtë të fushës në këtë segment rrugorë. Resul Llogo 65 vjeç mbante titullin me gradë “Profesor Doktor” dhe ka qenë një ndër intelektualët më aktivë në jetën politike në jug të vendit. Ka mbajtur mjaft herë postin e kreut të PS-së nga vitit 1990 deri në vitin 1997. Në vitet 1997-2001 krahas detyrës si kryetar lokal i PS-së ka mbajtur edhe postin e drejtorit të arsimit në Gjirokastër. Në vitin 2001 deri në maj të 2006 ka qenë kryetar i Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës i zgjedhur dy herë rresht me votat e anëtarëve të këshillit. Njëkohësisht ai ka qenë mjaft herë këshilltar në Këshillat Bashkiake të Gjirokastrës. Prej një viti mbante detyrën e shefit të Qendrës Kulturore në Gjirokastër. Resul Llogo është autor i mjaft botimeve me karakter psikologjik dhe letrar. Ai është një prej themeluesve të festivalit të veglave popullore në rang kombëtar që zhvillohej çdo vit në Gjirokastër, kur ai mbante postin e kreut të qarkut jugor.