Berisha: Do të bëjmë zgjedhje të lira
Kreu i qeverisë, Sali Berisha, nga Pogradeci premtoi se në 28 qershor do të ketë zgjedhje të lira, duke garantuar kështu se vendi ynë do ta kalojë edhe provën e zjarrit për liberalizimin e vizave. "Ne po ecim drejt zgjedhjeve dhe kjo ёshtё njё provё e shkёlqyer e detyrimit tonё ndaj votёs sё lirё. Kjo ёshtё njё provё, nё tё cilёn ne duhet tё faktojmё vendosmёrinё e njёri-tjetrit pёr tё respektuar votёn e lirё. Por kjo ёshtё njё provё qё ne duhet t‘ua faktojmё qytetarёve tё 28 vendeve anёtare tё NATO-s, qytetarёve tё 27 vendeve anёtare tё BE-sё", tha ai.
Kryeministri Berisha inauguroi impiantin e trajtimit tё ujërave tё përdorura nё Pogradec, investim i qeverisё gjermane, me njё grant rreth 10 milionë euro. Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë, Bernd Borchard. Kryeministri Berisha e konsideroi kёtё investim tepёr tё rёndёsishёm pёr mbrojtjen mjedisore tё liqenit të Ohrit dhe së bashku me projekte të tjera qё kanё pёrfunduar apo pritet tё pёrfundojnё, do ta shndёrrojnё Pogradecin nё njё qendёr tё rёndёsishme turistike tё vendit. Ambasadori Borchard tha se Pogradeci bёn pjesё nё zonat e rёndёsishme tё bashkёpunimit midis Gjermanisё dhe Shqipёrisё, duke nёnvizuar se arsyeja e kёtij statusi ёshtё se kёtu bashkёpunimi funksionon shumё mirё dhe suksesi gjeneron sukses. "Nё kuadёr tё kёtij bashkёpunimi, Gjermania ka vёnё nё dispozicion tё Shqipёrisё, qё prej vitit 1998, njё shumё tё pёrgjithshme prej mё shumё se 800 milionë eurosh", tha Borchard. Ambasadori gjerman bëri me dije se javёn e ardhshme, ambasada gjermane do t‘u japë 94 tё rinjve shqiptarё bursa studimi dhe kёrkimi shkencor nё Gjermani. "Qeveria ёshtё e vendosur tё vazhdojё tё investojё pёr tё pёrmbushur interesat tuaja. Ne jemi dhe do tё mbetemi qeveria e interesave tё qytetarёve. Shefi i ekzekutivit premtoi se nuk do të ketë asnjë rrugë të paasfaltuar në të gjithë vendin. "Ju siguroj se gjatё mandatit tё dytё çdo shtёpi nё Shqipёri do tё ketё ujё brenda saj. Interesat tuaja janё kanalizimet, shkolla moderne pёr fёmijёt tuaj. Ne jemi tё vendosur qё çdo fshat tё kёtij vendi ta shndёrrojmё nё njё lagje tё vogёl qyteti, nё mёnyrё qё ju tё pёrmbushni detyrimet ndaj familjeve tuaja dhe tё keni edhe lehtёsirat e nevojshme infrastrukturore qё ju i meritoni", tha Berisha. Duke bërë një bilanc të punës së tij, kreu i qeverisë theksoi se në katër vjet qeveria ka punuar për këto interesa.
"Kemi dyfishuar pagat e ulëta, pensionet e fermerëve, pagat e arsimtarëve, tё infermierëve, tё mjekёve. Ky ёshtё njё standard evropian dhe me kёtё ia kemi dalё tё lёmё mbrapa dy vende anёtare tё BE-sё, tё barazohemi me dy-tre tё tjera dhe ju garantoj se nё mandatin e dytё do tё arrijmё edhe dy-tre vende tё tjera, shumё herё mё tё zhvilluara se ne", tha Berisha.