Strehimi, kush përfiton deri në 2011-n
20/05/2009 Sipas programit buxhetor afatmesëm, do të nxiten skemat shtet - sektor privat ndërtues dhe bankar
Ministria e Punëve Publike planifikon subvencion për 950 kredi këtë vit
Ministria e Punëve Publike parashikon të plotësojë strehim vetëm për 3.5 për qind të familjeve që aktualisht kanë nevojë. Shifër kjo që publikohet në programin buxhetor afatmesëm për tre vitet e ardhshme. Ndërsa në 2010-n, kjo shifër arrin në 12 për qind të kërkesave nga të pastrehët, si dhe në përmirësim të kushteve të banimit për 6 për qind të
familjeve rome. Po kështu, në 2011-n parashikohet që ky dikaster të sigurojë kushtet për strehimin e rreth 22 për qind të personave që kanë kërkuar strehim, si dhe përmirësim të kushteve të banimit për 10 për qind të familjeve rome. Programet që ky dikaster po zbaton për strehimin e kategorive që janë identifikuar nga bashkitë dhe komunat e vendit, do të mund të realizohen në bashkëpunim edhe me sektorin privat, projekte që janë parë me shumë interes nga të dyja palët.
Shtet-privat
Banesa me qira, me kredi ose pajisje me truall, janë disa nga projekte që zbatohen aktualisht. Qeveria e ka parë me vend angazhimin e ndërtuesve privatë ose sistemit bankar në këtë sipërmarrje. Prandaj gjatë këtij viti do të punohet për të siguruar instrumentet ligjore, financiare dhe institucionale për strehim të përballueshëm nëpërmjet realizimit të skemave të partneritetit shtet - sektor privat ndërtues dhe bankar. Gjithashtu, synohet të zgjerohet zbatimi i programeve sociale të strehimit nga bashkitë, bazuar në zbatimin e projektit pilot të financuar nga kredia e CEB-it, si dhe përmirësimin e ligjit nëse shihet e nevojshme. Në të njëjtën kohë, këtë vit do të përfundojë kuadri ligjor mbi bashkëpronësinë dhe do të sigurohet mbështetje financiare për realizimin e projekteve pilote për përmirësimin e stokut të banesave. Gjatë vitit 2009 parashikohet një sipërfaqe prej 23 219 metra katrorë do të jetë në dispozicion të ndërtimeve, në 2010-n janë parashikuar 4 875 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi e siguruar në bashkëfinancim me bashkitë, ndërsa në 2011-n janë 126 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi në bashkëfinancim me bashkitë.
Subvencionimi
Sa i përket pagesave të kredive për disa kategori të pastrehësh, Ministria e Punëve Publike, ka parashikuar 950 kredi të subvencionuara sipas ligjit 9232, me një kosto 106.1 milionë lekë. Kjo sa i përket këtij viti, ndërsa në 2010-n janë 1 058 kredi të subvencionuara dhe në 2011 janë parashikuar 1 160 kredi të subvencionuara. Në bazë të ligjit, shteti financon familjet, të cilat nuk kanë mundësi financiare për të kryer pagesën e qirasë, deri në 50 për qind ose 75 për qind të masës së qirasë që duhet të paguajë familja, kur verifikohet gjendja ekonomike e familjes. Subvencionimi i qirasë që përfiton çdo familje, bëhet nga të ardhurat e vetë bashkive dhe me miratimin e Këshillit Bashkiak. Po kështu shteti financon edhe interesat e kredive. “Familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët kanë të drejtën e marrjes së një kredie hipotekore, me kushte lehtësuese, nga një institucion financiar që ka lidhur kontratë me Ministrinë e Financave për menaxhimin e kredive”, - thekson ligji. Masa e subvencionit, që rezulton në fund të periudhës së maturimit të kredisë, nuk duhet të kalojë më shumë se 100 për qind të vlerës së banesës. Në rast se nga llogaritjet rezulton një subvencion më i madh për përballimin e kësteve të kredisë, familja përzgjidhet për tu trajtuar me banesë sociale me qira ose me truall të pajisur me infrastrukturë, ku familja mund të ndërtojë vetë banesën.
Objektivat e politikës
Viti 2009:
• Të sigurojë kushtet për strehimin nga OQV e 3.5% të familjeve në nevojë.
• Të sigurojë konservimin e zonës së ish-Kombinatit të Tekstileve Tiranë, deri në privatizimin e tij.
• Të hartojë aktet nënligjore në zbatim të ligjit për Planifikimin e Territorit.
• Hartimi i studimeve urbanistike në zbatim të ligjit “Për Urbanistikën”.
Viti 2010:
• Të sigurojë kushtet për strehimin e rreth 12% të kërkesave, përmirësim të kushteve të banimit për 6% të familjeve rome.
• Përmirësimi i kuadrit ligjor në fushën e planifikimit territorial.
• Të prodhojë hartat dhe GIS.

Viti 2011:
• Të sigurojë kushtet për strehimin e rreth 22% të kërkesave, përmirësim të kushteve të banimit për 10% të familjeve rome.
• Të përmirësojë kuadrin ligjor në fushën e planifikimit territorial.
• Financim i studimeve urbanistike për njësi të ndryshme vendore në kuadër të planifikimit të territorit.
• Përfundimi i projektit për Zhvillimin e Bregut të Jugut.