Vdes fermeri, goditet me brire nga demi
Nje fermer 49-vjecar ka humbur jeten aksidentalisht, pasi demi e ka goditur ate tre here me brire ne trup. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne fshatin Kardhiq, rreth 15 kilometra larg qytetit te Gjirokastres. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastres, thane dje se Adriatik Shehu, babai i dy femijeve, eshte gjetur i pajete nga te afermit e tij ne kasollen qe ishte ngjitur afer baneses. Gjate ekspertizes se kryer, mjeku ligjor ka konstatuar tre goditje vdekjeprurese, qe te gjitha te shkaktuara nga briret e demit. Fermeri kishte marre nje goditje ne zemer, nje ne gjoks dhe nje goditje ne organet e brendshme. Po te njejtat burime kane deklaruar se nje jave me pare, demi "vrases" ka plagosur rende djalin e viktimes dhe fale nderhyrjes ne kohe te disa bashkefshatareve, eshte bere e mundur qe jeta e vogelushit te mos vihet ne rrezik.