E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon per t'u freskuar, mbytet ne lume kamerierja

Moti i nxehte dhe temperaturat e larta te ketyre diteve kane shenuar viktimen e pare ne rrethin e Gjirokastres. Nje 38-vjecare ka humbur jeten, ndersa po mundohej t'i shpetonte vapes, duke u freskuar ne ujerat e lumit Vjose. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise ne Gjirokaster "38-vjecarja Marjeta Shoshaj, lindur dhe banuese ne fshatin Asim Zeneli, Gjirokaster, ka humbur jeten, pasi eshte mbytur aksidentalisht ne lumin Vjose". Ajo punonte si kameriere, ne nje prej lokaleve ne hyrje te qytetit te Kelcyres. Deshmitaret okulare i kane pohuar policise se mbremjen, duke u gdhire dita e djeshme, ajo ka zbritur poshte lokalit, ku kalon lumi Vjose, per t'u freskuar ne ujerat e lumit, ne vendin e quajtur Uji i Zi. Ne momentin qe ka dashur te kaloje nga njera e lumit ne tjetren ate e ka marre me vete rrjedha e furishme e ujit. Te alarmuar per kete ngjarje pjesetare te lokalit ku punonte kane rendur ta nxjerrin 38-vjecaren nga lumi por si shkak i furise se ujit perpjekjet e tyre kane deshtuar. "Trupi i saj i pajete eshte gjetur rreth nje kilometer me poshte vendngjarjes, ne vendin e quajtur stacioni i pompave te ujit te pijshem Kelcyre, nga personeli i lokalit ku punonte", tha zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai.

Policia: Nuk ka shenja dhune

Policia e Gjirokastres kreu gjithe veprimet e duhura procedurale per kete ngjarje. Gjate mbledhjes se provave materiale, grupi hetimor konstatoi se "ne trupin e viktimes nuk kishte shenja dhune apo plage te ndryshme". Ne kete menyre, ngjarja eshte klasifikuar si aksidentale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›