Vdes foshnja rome, familjarët: Vdiq nga i ftohti, Totozani: Gjenetike
Të tjera rreth shkrimit VIDEO/ "A1Report!" në familjen rome Ne Nentor 2012 romet nuk lejoheshin te mblidhnin kanaçe, per te mbijetuar Edhe ne gusht 2012 Shqiptarja.com, A1 Report denoncoi dhunen ndaj ketij komuniteti
TIRANE - Një foshnje vetëm 3 javëshe nuk ka mundur t’i mbijetojë të ftohtit, si pasojë e kushteve të vështira në të cilën jetonte familja rome. Ngjarja është shënuar 5 ditë më parë në lagjen periferike të Shkozës në Tiranë.
Familjarët tregojnë se djali i tyre, Kleo Beratit humbi jetën për shkak të ftohtit. I ati i fëmijës tregon se fëmijën e kishin vizituar dy herë para se ai të vdiste dhe nuk kishte rezultuar me probleme shëndetësore. “ E vizituam dy ditë para se fëmija të vdiste. Aty na thanë , që është mirë dhe nuk ka probleme shëndetësore. Kur çohem në mëngjes, për tu bërë gati për të shkuar në punë, e pash fëmijën, por nuk i rashë në sy gruas që fëmija ka vdekur, sepse do trembej” tregon Ferdinand Berati babai i Kleo Beratit, fëmijës që nuk jeton më.
Ndërsa e ëma e foshnjës me lot në sy tregon “Allahu na ruaj! Ndoshta ka vdekur edhe nga i ftohti. Se kur kam shkuar në spital për të lindur, nuk më kanë treguar gjë që është sëmurë. Sepse këtu po nuk pate lekë nuk të prek njeri me dorë” rrëfen Kozeta Berati.
MJERIMI
Familja Berati, jeton në kushte të mjerueshme dhe në skamje, dhe përmes mikrofonit të televizionit A1 REPORT! bëjnë apel për institucionet që të bëjnë diçka për këtë komunitet dhe konkretisht për familjen e tyre. Fëmijë të tjerë rrezikohen në këtë familje. Në të njëjtat kushte është edhe një foshnje vetëm 7 ditëshe e një tjetër familjeje rome në këtë zonë, e cila gjithashtu jeton në mjerim. Fëmija rrezikon jetën.
Kozeta Berati, nëna e foshnjës së ndarë nga jeta, rrëfeu për gazetarin Arsen Rusta dhimbjen e saj si dhe tregoi për vështirësitë në rritjen e fëmijëve. Edhe pse është premtuar shumë, kushtet në të cilat jetojnë këto familje vazhdojë të jenë ende të mjerueshme.
TOTOZANI SOT TE FAMILJA ROME:VDEKJA E FEMIJES, GJENETIKE
Avokati i Popullit do të vizitojë sot paradite familjen Berati, ndërkohë që dje i kontakutar nga Shqiptarja.com (print) Igli Totozani u shpreh se fëmija nuk ka vdekur nga i ftohti, po institucioni i avokatit është duke e vërtetuar këtë gjë.
“Ne e kemi marrë si informacion dhe jemi duke e ndjekur si proces, sepse mendohet se fëmija të mos ketë vdekur nga i ftohti. Mendohet se ka vdekur për shkak të një problemi gjenetik. Ne jemi duke e verifikuar, sepse nuk kemi informacion të saktë. Unë kam urdhër që kjo çështje të ndiqet dhe informacioni i parë që më ka ardhur është se nuk mendohet të ketë vdekur nga i ftohti” shprehet Totozani. Më tej avokati shprehet se jemi duke pritur një përgjigje për këtë çështje dhe më pas do të flasim. “Ne nuk mund të flasim pa e sqaruar si çështje. Ne jemi duke pritur një përgjigje dhe pastaj do shprehemi. Nëse është një problem gjenetik është e kotë që të shprehemi” thotë Totozani.
Më tej avokati shprehet se “Në fakt pavarësisht kushteve të vështira që ata kanë , nuk ishte shumë ftohtë ato ditë që ka vdekur fëmija. Nuk kanë qenë temperatura ngrice”. Kozeta Beratit vetëm një vit më parë i ka vdekur edhe një fëmijë tjetër tre muajsh. “Po të njëjtës grua i ka vdekur një fëmijë vitin që shkoi, me po të njëjtën moshë, pothuajse 3 muajsh” thotë Avokati i Popullit.
PIPERO: S'KEMI INFORMACION
Ndërsa Pëllumb Pipero, Drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, në lidhje me vdekjen e fëmijës tre javësh shprehet se nuk ka asnjë informacion. Por duket se dhimbja për familjen Berati, nuk ka të ndalur, pasi kushtet në të cilat ata jetojnë janë të mjerueshme. “Kemi kushte të vështira, jetojmë duke mbledhur kanaçe” thotë Ferdinant Berati. Për kushtet e kësaj familje dhe të gjithë komunitetit rom, që jetojnë në Shkozë Avokati i Popullit shprehet se kushtet e të gjithë komunitetit rom në Shkozë janë të tmerrshme. Familja Berati, e cila jeton në kushte të mjerueshme dhe në skamje i bën apel institucioneve që të bëjnë diçka për këtë komunitet dhe konkretisht për familjen e tyre. Fëmijë të tjerë rrezikohen në këtë familje. Ndërsa në një familje tjetër në këto kushte është edhe një foshnje 7 ditëshe e cila rrezikon jetën. Edhe pse është premtuar shumë, kushtet vazhdojnë në të cilat jetojnë këto familje vazhdojnë të jenë ende të mjerueshme.
Lajmi u përditësua, fillimisht u publikua në 14: 24 të 9 marsit, dhe u përditësua më 10 mars 2013, ora 10:24
Redaksia Online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)