Strategjia e re, ndryshime ne arsimin e larte Sonila Isaku
Ministria e Arsimit ka parashikuar ndryshime persa i perket ligjit te arsimit te larte ne vendin tone duke filluar nga programet e studimit, punesimi i pedagogeve, kerkuesve shkencore e deri tek menyra e financimit te ketyre institucioneve. Keshtu, sipas strategjise se re, programet e ciklit te pare te studimeve universitare do te pesojne ndryshime te tjera. Ato aktuale, sipas Ministrit te Arsimit, Myqerem Tafaj, kufizojne mundesite e studenteve per te zgjedhur me shume programe ne ciklin e dyte te studimeve. Keto ndryshime jane parashikuar ne strategjine e re per cilesine e arsimit te larte 2013- 2020. “Pervoja ka treguar se programet e orientuara ne fusha shume te ngushta ne nivelin e pare te studimeve nuk jane efikase dhe kufizojne mundesine e te rinjve per te zgjedhur programe ne nivelin e dyte te studimeve"- tha kreu i arsimit ne vend. Sipas tij, cilesia shkon ne nje drejtim me forcimin e teknologjise dhe pohon se nuk i eshte dhene rendesia e duhur. Per kete arsye shtoi ai do te nxiten mekanizma te tjera dhe do te kete me shume investime. Tafaj ndali dhe ne rritjen e numrit te stafit te universiteteve jo vetem me profesore, por dhe me shkencetare per te nxitur kerkimin shkencor. "Universitetet mund te emerojne edhe kerkues shkencore, pra te kene te rinj te punesuar qe ndoshta nuk bejne fare mesim, por merren vetem me kerkim shkencor ne universitet. Ne duhet te vazhdojme me rritjen e numrit te pedagogeve per te siguruar nje raport rreth 25 studente per nje pedagog dhe kerkues"- tha ministri i arsimit. Ndersa sipas strategjise universitetet private pas ketij procesi do te mund te aplikojne per te marre financime publike te cilat do t'i jepen studentit dhe ai mund te zgjedhe universitetin privat ose publik. “Institucionet e arsimit te larte jopublik qe kane statusin jofitimprures, nuk mund te aplikojne per financim publik me baze studentin, pas akreditimit institucional internacional, pra me pjesemarrjen e eksperteve internacionale", tha Tafaj. Kjo forme financimi e paraqitur ne kete draft strategji parashikon financim publik per studentin, plus tarifen e shkollimit per financimin privat. Strategjia e re qe eshte diskutuar me drejtues te universitete publike dhe private parashikon, qe deri ne vitin 2015, te gjitha universitetet te kene perfunduar procesin e akredititimit. Nderkohe qe gjate fjales se tij, ministri Tafaj theksoi se, kater boshtet e strategjise jane, permiresimi i cilesise ne arsimin e larte, publik dhe jo-publik, profilizimi i ofertes universitare dhe orientimi i studimeve drejt tregut te punes dhe zhvillimit ekonomik per te rritur punesimin dhe vetepunesimin e te rinjve, optimizmi i burimeve financiare qe ne nivel kombetar investohen ne arsimin e larte, konsolidimi i sistemit te menaxhimit te arsimit te larte, duke kombinuar autonomine me mireqeverisjen dhe llogaridhenien.
Arsimi i larte
Sistemi i arsimit te larte ne Shqiperi, ka pesuar zhvillime te vrullshme ne dekaden e fundit, ku numri i studenteve eshte trefishuar krahasuar me vitin 2004, sot kemi 160,300 studente ne dy ciklet e para te studimeve dhe 10,652 staf akademik, me kohe te plote dhe te pjesshme.
Arsimi i larte
Sistemi i arsimit te larte ne Shqiperi, ka pesuar zhvillime te vrullshme ne dekaden e fundit, ku numri i studenteve eshte trefishuar krahasuar me vitin 2004, sot kemi 160,300 studente ne dy ciklet e para te studimeve dhe 10,652 staf akademik, me kohe te plote dhe te pjesshme.