E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes futbollisti kosovar Besian Idrizaj

VJENE-Shuhet futbollisti kosovar, Besian Idrizaj. 22 vjeçari ka vdekur të shtunën, në apartamentin e prindërve të tij në Linz të Austrisë, pas një ataku në zemër, njoftoi portali austriak nachrichten.at.

Vëllai i tij, Qerimi, ka qënë i pari që ka vërejtur se Besiani nuk ndjehej mire dhe se është përpjekur t’ia shpëtojë jetën atij. Por, ishte shumë vonë.

“Besiani ka vdekur. Për momentin nuk mund të them asgjë tjetër”, ka thënë Qerim Idrizaj për nachrichten.at

Gjatë karrierës së tij prej futbollisti, Besian Idrizaj kishte pësuar dhe dy herë të tjera infarct në zemër dhe në të dyja rastet në fushë.

Besian Idrizaj ka lindur më 12 tetor 1987 në Baden bei ëien, pranë Vjenës. Ai e filloi karrierën në vitin 2003 me ekipin LASK Linz, ku shënoi tri gola në 35 paraqitje.

Paraqitjet e tij të mira tek ekipi nga Linzer Stadion bënë që ai të zgjidhej “Futbollisti i ri më i mirë” në Austri, ndërsa kjo iu shpërblye me transferim në Liverpool në vitin 2005. Ai kurrë nuk luajti me ekipin e parë të Liverpoolit, përpos një ndeshjeje miqësore, kur pati shënuar tri gola për 26 minuta.

Më pas pati disa eksperienca si huazim në ekipet nga Championship, Luton Toën (2006/07) dhe Crystal Palace (2007/08). Më pas, në janarin e vitit 2008, ai u huazua sërish te klubi austriak ëacker Innsbruck.

Idrizaj, i cili e ka prezantuar përfaqësuesen U-21 të Austrisë 12 herë, ishte pjesë e klubit amator FC Eilenburg, i cili garon në ligën inferiore gjermane (Oberliga Sud).

Për një periudhe të shkurtë ishte pjesë edhe Blackburn Rovers, para se të transferohej në Sëansea City në verën e vitit 2009.

Ndërsa së fundi, Idrizaj ishte shprehur i gatshëm ta veshë fanellën e Kombëtares shqiptare. Këtë dëshirë sulmuesi kosovar ua pati shprehur drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

(d.b/Gazetaexpress/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›