Tiranë, plagosje me armë në një Buzuk
TIRANE-Një plagosje me armë është shënuar sot në mëngjes në një klub nate në kryeqytet. Ngjarja është shënuar rreth orës 06:30 të mëngjesit në lokalin “Alfa Buzuk” në Tiranë, pranë rrugës së Barrikadave.
Burimet për TVNews24 bënë të ditur se i plagosur kanë mbetur bodigardi i buzukut dhe një tjetër person i identifikuar si Arben Prenga.
Nga të dhënat e para nga policia mësohet se një nga të plagosurit ndodhej nën efektin e pijeve alkolike. Arben Prenga është dëmtuar me mjete të forta, ndërsa është transportuar për në Spitalin Ushtaraku.
Ndërkaq Bodigardi i “Alfa Buzuk” që është plagosur lehtë me armë fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa është arrestuar nga policia disa ore më vonë.
Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje, ndërsa policia konfirmon se nuk janë marrë në pyetje dy protagonistët.
(d.b/News24/BalkanWeb)