E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi Nje ndertese qeveritare demtohet rende nga zjarrvenia e qellimshme.

Ne Greqi policia thote se nje ndertese qeveritare u demtua rende nga zjarrvenia e qellimshme.

Zyrat e Ministrise se Reformave prane qendres se Athines u sulmuan sot heret ne mengjes.

Policia thote se per te ndertuar mjetin shperthyes ishin perdorur bombola te vogla me gaz dhe se nuk kishte pasur ndonje paralajmerim.

Askush nuk e ka marre  pergjegjesine per incidentin. Zjarrveniet e qellimshme dhe sulme te lehta me bomba ndodhin shpesh ne Athine dhe kryhen kryesisht nga grupe anarkiste qe vene ne shenjester banka dhe objekte qeveritare.

Ne kushtet e krizes financiare ne vend greket jane goditur rende nga nje sere shkurtimesh te pagave dhe pensioneve per te pakesuar shpenzimet qeveritare dhe rigjalleruar ekonomine e dobet. Zjarri ne Ministrine e Reformave pason nje sulm ndaj nje polici te shtunen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›