Kriza ekonomike ne Britani po godet klubet

Klubet angleze jane te famshme ne te gjithe boten dhe terheqin shume turiste te huaj.
Klubet angleze njihen si ambjente te rehatshme per te pire nje birre dhe bere muhabet. Por kjo pjese e jetes britanike ka hasur ne veshtiresi.
John Cryne eshte me levizjen Campaign for Real Ale Fushata per Birre te Vertete qe po mundohet te ndryshoje kete prirje.Ai thote
Ne Britani po mbyllen 16 klube ne jave shpesh pergjithmone. Jane klubet e komuniteteve qe mbeshtesin familje te lagjes dhe jane pikerisht ato qe kercenohet me se shumti.
Ne te gjithe vendin sheh lokale te mbyllura ku dikur operonin klube. Pamje te tilla i gjen edhe ne Londer.
Nuk jane vetem klubet ne qytete qe po mbyllen por edhe ato qe ishin qendra e aktivitetit argetues ne fshat tani po vuajne nen peshen e rritjes se kostos dhe me renien e klienteles po mbyllin dyert.
Fushata per Birre te Vertete thote se problemet rrjedhin nga taksat e larta dhe lidhjet komplekse mes pronareve te klubeve dhe manaxhereve.
Shoqata Britanke e Birres dhe Klubeve perfaqeson kompanite qe zoterojne klube. Shefja e shoqates Brigid Simmonds pergenjeshtron akuzat se pronaret i kane cmimet e larta. Ajo thote se problemi qendron tek taksat.
Prodhuesit e birres fitojne nje peni per nje gote birre. Klubet meqenese jane biznese te vogla u duhet ta kalojne kete kosto tek klientet te cilet e kane te veshtire te mbijetojne ne kete klime ekonomike. - thote ajo
Klubet dhe prodhuesit e birres pajtohen ne nje gje ulja e taksave ne dyqanet e alkoolit nenkuton se me shume njerez do te pijne ne shtepi dhe jo ne klube.
Klubi The Pineapple ne Londren veriore daton nga shekulli i 19. Ambjentet e brendeshme me dru te gedhendur e bejne ate nje objekt te mbrojtur kulturor. Pronari i dyqanit donte ta shiste lokalin per te ndertuar apartamente nje fat i zakonshem per klubet qe mbyllen. Nje fushate e banoreve lokale e shpetoi klubin dhe Somon Rennie mori persiper manaxhimin.
Banoret perreth klubit te famshem mund te pine per te ardhmen e lokalit. Por ne mbare Britanine shume te tjere po zbulojne se qendra e jetes se komunitetit eshte zhdukur pergjithmone.