Danimarke Krijohet lidhja pan-evropiane e grupeve te djathta ekstreme

Ne Aarhus te Danimarkes para pak ditesh u mblodhen rreth 200 pjestare te levizjes per te drejtat e njeriut nga e gjithe Europa. Nje prej organizatoreve ishte Tommy Robinson i Lidhjes per mbrojtjen e Anglise.
Kjo dite do te hyje ne histori. 31 marsi i vitit 2012 do te jete data kur njerez nga gjithe Europa u mblodhen per te krijuar Lidhjen per Mbrojtjen e Europes.
Ndonese pjesmarrja nuk ishte aq e larte sa thuhej nga organizuesit eksperti Mathew Feldman thote se ky takim ishte i rendesishem.
Ky takim perfaqeson perpjekjen e pare per te krijuar nje lidhje pan-evropiane per tiu kundervene asaj qe ata e quajne islamizim i Europes. - thote ai
Disa dite para takimit nje njeri i armatosur Mohamed Merah kreu nje seri sulmesh ne Tuluze te Frances ku vrau 7 njerez mes tyre tre nxenes hebrenj.
Gushtin e kaluar ne Norvegji ekstremisti i krahut te djathte Andres Brevik vendosi lende shperthyese ne Oslo perpara se te kryente vrasje masive ne nje kamp te rinjsh- duke vrare 77 njerez. Ai eshte diagnostikuar me skizofreni.
Analisti Matthew Feldman thtoe se grupe te se djathtes si Lidhja per mbrojtjen e Anglise perpiqen qe te shmangin etiketimin si ekstremiste duke perqafuar ideologji te reja
Ne shohim tani ate qe ne libra quhet perspektive e ndryshimeve etnike. Ne nuk mendojme se nje grup eshte me i keq apo me i mire se nje tjeter. Ne thjesht mendojme se perzierja e kulturave ose multikulturalizmi shkaterron te dyja kulturat qe bashkohen.
Ide te tilla per nje kohe te gjate jane mbeshtetur nga politikane te se djathtes si Partia Kombetare franceze. Udheheqesja e saj Marine Le Pen pritet te kete rezultate te mira ne zgjedhjet presidenciale te muajit te ardhshem.
Ne Hollande platforma antiislamike e Geert Wilders i dha partise se tij Liria me shume se 15 te votave ne zgjedhjet e vitit 2010. Ai komentoi keshtu per Zerin e Amerikes perpara votimeve
Nuk kam asgje me muslimanizmin por besoj se Islami eshte nje ideologji totalitare qe bie ndesh me lirine tone.
Analisti Matthew Feldman thote se teknologjite e reja po ndryshojne politikat e vjetra te se djathtes. Ai thote
Facebooku per shembull eshte nje lehtesi e madhe per te organizuar nje demonstrim ne rruge apo qe na mundeson te komunikojme me njeri-tjetrin ose me udheheqjen.
Feldman shton se numri i protestuesve antifashiste te cilet dolen ne proteste ndaj mitingut te tyre ishte rreth 20 here me i madh.