E Diel, 1 Nëntor 2026

Pergjaken rruget nga aksidentet dy vdesin shtate plagosen

Bilanci Ngjarjet e renda ne Korce dhe Fier faji i drejtuesve te mjeteve

Bilancit tragjik te aksidenteve ne rruget e Shqiperise iu shtuan dje edhe dy te vdekur e shtate te plagosur ne dy aksidente te renda automobilistike ne Korce dhe Fier.

Burime policore thane se ne oret e para te mengjesit te se enjtes jane aksidentuar me vdekje dy te moshuar dhe eshte plagosur drejtuesi i mjetit ndersa ishin duke udhetuar nga Pojani ne drejtim te qytetit te Korces. Aksidenti i rende qe shkaktoi vdekjen e dy vellezerve Sabri dhe Ajko Risi ka ndodhur ne nje rruge rurale prane fshatit Pendavinj. Dy viktimat po udhetonin me nje mjet furgon te linjes Pojan-Korce. Sipas policise mjeti me te cilin ata udhetonin ka dale nga rruga dhe eshte rrezuar ne nje kanal. Mjeti ka devijuar kur drejtuesi ka humbur kontrollin e tij mbi nje ure qe ndodhej ne kthese ne rrugen dytesore te fshatrave Plase dhe Pendavinj. Si pasoje e rrezimit te mjetit kane humbur jeten udhetaret Sabri Risi 73 vjec dhe Ajko Risi 75 vjec te dy nga fshati Pojan dhe eshte demtuar drejtuesi i tij nga i njejti fshat me viktimat. Policia hetoi ngjarjen dhe tha se mjeti i aksidentit ka qene nje furgon pasagjeresh me targe KO 415 A i drejtuar nga shtetasi Fatri Xhihani. Per shkak te lageshtires dhe shpejtesise se mjetit ne kthese ai ka dale nga rruga duke rene ne kanalin anesor poshte ures. Drejtuesi i tij 51-vjecari Fatri Xhihani ka pesuar nje frakture ne dore. Ai eshte arrestuar pas aksidentit per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor.

Nje tjeter aksident i rende ka ndodhur mesditen e se enjtes ne autostraden Lushnje-Rrogozhine. Sipas burimeve policore aksidenti ka ndodhur ne kilometrin e 6 te autostrades me drejtim nga Lushnja. Nje furgon me pasagjere qe udhetonte ne drejtim te Tiranes eshte perplasur fatalisht me nje automjet te tipit Mercedez Benz. Furgoni ka qene me targa te Lushnjes LU2065 C nderkohe qe automjeti tjeter mbante targa te Tiranes TR7468D. Gjashte persona jane plagosur disa me plage me te renda dhe disa me lehte. Policia thote se ata jane te gjithe pasagjere te furgonit i cili udhetonte drejt kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›