Vdes i burgosuri, u rrëzua duke luajtur futboll
PEQIN- Një i burgosur ka gjetur vdekjen rrugës për në spital pasi mësohet se ishte rrëzuar teksa ishte duke luajtur futboll në ambientet e burgut të Peqinit. Arben Ruka
38-vjeç lindur e banues në Berat, i dënuar me 7 vjet heqje lirie për prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim është rrëzuar papritur dhe sipas të dhënave dyshohet se ka pësuar thyerje të shtyllës kurrizore, gjë që rrugës për në spital ka sjellë vdekjen e tij. Në vendin ku është regjistruar ngjarja, policia bashkë me prokurorinë kanë nisur një grup hetimi për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave që kanë sjellë aksidentin. Gjithashtu trupi i është nënshtruar autopsisë. Në Burgun e Peqinit vuajnë dënimin rreth 800 të burgosur.