E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes infermierja shtatzene priste lindjen e femijes

Riada Veseli ka humbur jeten ndersa ishte e shtruar prej nje jave ne spital. Dyshohet mjekimi i pakujdesshem. Mjeket nuk pranojne pergjegjesine per rastin. Femija 9-muajsh kishte vdekur ne bark


KUKS - Nje 24-vjecare nga qyteti i Kukesit ka vdekur ndersa ishte e shtruar per te lindur femijen e pare ne maternitetin e qytetit te Kukesit. Riada Iseberi Veseli nga qyteti i Kukesit me profesion infermiere dhe punonjese ne maternitetin e Kukesit ka gjetur vdekjen ne vendin e punes jo si punonjese por si paciente pasi kishte rreth nje jave qe ishte shtruar ne pritje te lindjes se femijes se pare.


Por 24-vjecarja ka nderruar jete nderkohe qe mjeket deklarojne se kane dyshuar fillimisht se vdekja e Riades ka ardhur si pasoje e nje infarkti kardiak. Burime spitalore bejne te ditur se foshnja kishte vdekur ne barkun e nenes por mjeket e ketij spitali nuk japin sqarime rreth ketij fakti.
Behet e ditur se eksperti mjeko-ligjor ka njoftuar organin e prokurorise e cila ka filluar menjehere nga hetimi.


Organi i akuzes ka kerkuar qe viktimes ti behet ekspertiza mjeko-ligjore per te percaktuar shkakun e vdekjes. Me kerkese te organit te prokurorise dy mjeke te Institutit te Mjekesise Ligjore kane mberritur dje ne Kukes ku kane kryer ekspertimin e kufomes.


Ekspertet nga Tirana kane sekuestruar kartelen mjekesore dhe terapine e 24-vjecares 9-muajshe shtatzene. Kryeprokurori i Kukesit Xhevahir Lita ka pohuar per gazeten Shekulli se rreth kesaj ngjarjeje kane filluar hetimet nen dyshimin e mjekimit te pakujdesshem por deri tani nuk ka asnje te akuzuar pasi priten konkluzionet e eksperteve.


Priten konkluzionet e grupit te eksperteve te mjekesise ligjore dhe me pas do te procedohet lidhur me pergjegjesine ose jo te mjekeve- shprehet prokurori Xhevahir Lita.


Nderkaq mjeket gjinekologe qe kane trajtuar pacienten mohojne kategorikisht qe ata te jene treguar te pakujdesshem ne mjekimin e saj. Nuk behet fjale per mjekim te pakujdesshem. Ne viktimen e kishim kolege.


Ajo kishte tre vjet qe punonte si infermiere ne sallen e lindjeve te maternitetit te Kukesit. Ishim ne ata qe kerkuam qe kufomes ti behej ekspertiza- shprehet mjeku gjinekolog Gezim Basha. Nderkaq mjeket e maternitetit nuk japin asnje prononcim zyrtar lidhur me shkakun e vdekjes se 24-vjecares duke deklaruar se do te jene ekspertet ata qe do te thone fjalen e tyre.


Ndersa familjaret mesohet te mos kene bere asnje denoncim ne polici apo prokurori megjithate ata kane qene dakord qe ky problem te hetohet. Te enjten ne mesdite te aferm te 24-vjecares por edhe qindra banore te Kukesit kane percjelle per ne banesen e fundit 24-vjecaren Riada Veseli.


Ajo kishte mbaruar Fakultetin e Infermierise ne Tirane dhe punonte prej tre vjetesh ne maternitetin e Kukesit. Ajo ishte njera prej dy femijeve te lindur nga prinder intelektuale por qe ishin rritur jetime pasi babai i tyre me profesion inxhiner u kishte vdekur nderkohe qe dy femijet e kesaj familjeje jane rritur dhe edukuar nga nena me profesion stomatologe

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›