Hetim dy gjyqtareve te Krujes dhe nje mjekeje

Hetimi i prokurorise per lirimin me kusht te nje te denuari zbulon skemen e korrupsionit ne organet e drejtesise
Te hetuarit dyshohet se bashke me kancelaren dhe te arrestuarit e tjere te dy diteve me pare merrnin shuma te majme per lirime dhe ulje denimesh
TIRAN- Gjyqtare te Krujes si dhe nje mjeke ndodhen ne hetimin e Prokurorise te dyshuar si te perfshire ne historine e korrupsionit ngjarje per te cilen dy dite me pare policia e kryeqytetit dhe njesia Task- Force e prokurorise se Tiranes arrestoi kancelaren e Gjykates se Krujes bashkeshortin e saj avokat nje funksionare burgu nje punonjes te sherbimit te proves dhe nje bizensmen te dyshuar si sekser.
Madje si i perfshire ne kete histori sipas burimeve te hetimit eshte edhe Admir Tafili i arratisuri i javes se kaluar i cili dyshohet te kete lujtur rolin e tij fale njohjes me punonjesen Adriana Xeba nje nga te arrestuarit e hetimit.
Mjekja dyshohet te kete dhene nje epikrize mbi gjendjen shendetesore te Edison Harizajt i denuari qe kerkonte te lirohej nepermjet Sherbimit te Proves ndersa gjyqtaret hetohen se kane marre para per lirimin e Harizajt.
Hetimi i gjyqtareve dhe i mjekes konfirmohet nga burimet zyrtare te organit qendror te akuzes sipas te cileve prokurori Gent Osmani nga hetimet gati 11 mujore ka arritur te zbardhe skemen e korrupsionit dhe ndikimit te seksereve ne vendimmarrjen e gjykatave.
Kjo skeme e ngritur nga avokate dhe persona te tjere jashte sistemit te drejtesise ushtron ndikim ne vendimmarrjen e gjykatave kundrejt perfitimeve financiare e sofistikuar dhe praktikohet ne gjykata te shkalleve te ndryshme.
Mashtrim 200 mije euro per lirine
Nderkaq zbulimi i kater te arrestuarve te dy diteve me pare sipas akuzes ka pasur qellim hetimin e disa personave jashte sistemit te drejtesise te cilet kane kontaktuar me nje te denuar me burgim te perjetshem duke i kerkuar te paguaje 200 mije euro per te kthyer nga Gjykata e Larte edhe njehere ceshtjen e tij per rigjykim.
Emri i tij nuk behet i ditur por hetimi per kete rast eshte referuar nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem SHKB se Ministrise se Drejtesise me akuzen e mashtrimit ne shuma te medha.
Pas hetimit me metoda speciale rezultoi se sekseret vetem mashtronin te denuarin pasi Kolegji Penal i Gjykates se Larte nuk kishte vendosur sic kishin premtuar mashtruesit. Gjate pergjimeve per kete hetim eshte konstatuar nje rrjet tjeter sekseresh qe ishte ngritur nga inspektorja e regjimit te brendshem te Spitalit te Burgut prane QSUT-se e arrestuara Adriana Xeba.
Kjo e fundit me ndihmen e te denuarit tashme te arratisur Admir Tafili me te cilin kishte miqesi kishte rene ne kontakt me te denuarin Edison Harizaj te cilit i kishin mbetur mbi dy vjet burg per te vuajtur.
Pas njohjes me Xeben ajo sipas hetimit ka marre 2 milione leke nga Harizaj te cilat dyshohet se i ka ndare me kancelaren Flutura Meco per ti ulur me vendim gjykate tri muaj burg nga denimi i mbetur per sjellje te mire. Kjo ulje e vuajtjes se denimit eshte kryer nga gjykata ndersa prokuroria ka provuar se 1 milion leke te vjetra jane marre nga Xeba dhe Meco ndersa 1 milion te tjera nuk dihet se ku jane dorezuar.
Harizajt i kishin mbetur edhe dy vite burg per te kryer. Kjo e ka shtyre ate ti paguaje Xebes dhe avokatit Meco bashkeshorti i kancelares 7 milione leke te tjera per ta liruar me kusht per shkak te shendetit te tij te renduar.
Per kete semundje Harizaj me ndihmen e Xebes avokatit dhe kancelares siguron edhe nje raport mjekesor ku ai diagnostikohet me semundje te rende ne stomak. Pas sigurimit te dokumenteve Harizaj nepermjet avokatit Meco dorezoi ne gjykaten e Krujes kerkesen per lirimin me kusht te mbeshtetur edhe nga punonjesit e Sherbimit te Proves.
Pas shqyrtimit te kerkeses nga nje gjyqtare e Gjykates se Krujes ne korrik 2010 u vendos lirimi i tij me kusht. Gjate kohes se shqyrtimit gjyqesor Xeba dhe avokati Meco i kane kerkuar babait te Harizajt edhe 3 milione leke te tjera per te dhene vendimii e lirimit. Parate jane dorezuar nga i arrestuari Edmond Kalaja pronar i nje hoteli dhe nje agjencie turistike ne ish- bllok ne kryeqytet.
Ai i kishte marre ato nga babai i Harizajt per tia dhene Adriana Xebes dhe avokatit Meco. Prokuroria ka nisur hetimet ndaj mjekut qe ka perpiluar raportin e rreme mjekesor punonjesve te Sherbimit te Proves dhe po punohet edhe ne drejtim te zbardhjes se implikimit te gjyqtareve qe jane shprehur me vendim ne kete ceshtje.
Harizaj jep versionin e tij ne polici
Edison Harizaj qe ne oret e vona te dites se djeshme eshte dorezuar ne polici duke vendosur veten ne dispozicion te hetimit deri ne sqarimin e pozites se tij. Me dorezimin ne polici mesohet se Harizaj eshte marre ne pyetje ku ka treguar te gjithe pagesat qe babai i tij ka kryer.
Nderkohe gjate marrjes ne pyetje Adriana Xeba ka pranuar te gjithe skemen e ndikimit te tyre ne vendimmarrje cka ka bere qe prokuroret te ndajne dosjen ne dy procedime per te vazhduar hetimet e metejshme. Gjithashtu burimet nga Task-Forca saktesuan se ne seancen e vleftesimit te arrestit dhe verifikimit te masave do te kerkohet lirimi i kancelares me masen e sigurise arrest shtepie per shkak se ka nje femije te vogel.