BE me sanksione kundër Minskut

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 16:30
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pritet që të imponojnë sanksione kundër regjimit të presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
Raportohet se ministrat e BE-së, me gjasë, do ta rikthejnë gjendjen e ndalimit të vizave për presidentin Lukashenko dhe për zyrtarët e tjerë të Bjellorusisë, si përgjigje ndaj goditjes së regjimit kundër protestuesve, pas rizgjedhjes së presidentit Lukashenko, në zgjedhjet e kontestuara më 19 dhjetor.
Qindra veprimtarë opozitarë dhe kandidatë presidencialë ishin burgosur gjatë ndërhyrjes së forcave qeveritare.