E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Xhaçka-Metës: Pse Shqipëria mbeti e fundit?

Deputetja Olta Xhaçka, shtoi se Shqipëria mund të mos justifikojë kryesimin e vendeve të rajonit, por nuk ka asnjë arsye që të rreshtohet e fundit.“Detyra juaj dhe e atyre që ju mbajtët në pushtet me vota të trafikuara është ta çoni këtë vend përpara e jo ta lini vend-numero. Z. Meta do bënte mirë të na shpjegonte arsyet: Përse Shqipëria vazhdon të jetë ende e fundit në përmbushjen e standarteve për zgjedhje të lira e të ndershme; Përse Shqipëria vazhdon të mbetet shembulli më i keq i korrupsionit qeveritar”, tha ndër të tjerash  Xhaçka. Sipas saj, “para se të na zhvendoste kujtesën në të kaluarën e Zogut e të Hoxhës, Ilir Meta do të bënte mirë të na tregonte pse qytetarë të shteteve të sapokrijuara në Ballkan, kanë sot të drejtën e lëvizjes së lirë para nesh, ndërkohë që Shqipëria izolohet në mënyrë të pafalshme nga fqinjët europiane!”.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›