Vdes në Siri gazetari Anthony Shadid, fitues i çmimit Pulitzer
SIRI - Gazetari Anthony Shadid, fitues i çmimit Pulitzer, humbbi jetën ndërsa ishte duke raportuar nga Siria për gazetën New York Times.
Mësohet se 43-vjeçari pësoi një goditje të rëndë nga azma, ndërsa përgatitej të largohej nga Siria, ku ishte duke mbuluar betejën e forcave të opozitës kundër regjimit të Presidentit Bashar al-Assad.
Anthony Shadid, shtetas amerikan me prejardhje nga Libani, i cili fliste shumë mirë arabisht, e përqëndroi karrierën e tij 20 vjeçare duke njoftuar mbi Lindjen e Mesme për agjencinë e lajmeve Associated Press dhe gazetat Boston Globe, Washington Post, dhe New York Times.
Ai fitoi çmimin Pulitzer për gazetari ndërkombëtare në vitin 2004, dhe përsëri më 2010 për mbulimin e ndërhyrjes ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Irakut, ndërsa punonte për Washington Post-in.
Mbulimi i ngjarjeve në Lindjen e Mesme e vuri gazetarin Shadid shpesh herë përballë rreziqeve. Ai u plagos në shpatull në vitin 2002 ndërsa mbulonte zhvillimet në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, madje u arrestua në Libi vitin e kaluar nga forcat besnike të ish diktatorit Muammar Gadafi.
(er.nu/voa/BalkanWeb)