E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu në Kosovë: Shqiptarët brenda 2010 me viza

PRISHTINE- Modeli i marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Kosovës duhet të shërbejë si model për vendet e tjera të rajonit. Kështu u shpreh në Prishtinë, Ministrja e Integrimit të Shqipërisë, Majlinda Bregu, pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të reja bashkëpunimi me homologun e saj kosovar Besim Beqaj, rreth procesit të integrimit në strukturat evropiane dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Sadri Ferrati, rreth bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet dy vendeve.

“Kjo marrëveshje ka për synim thellimin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive tona, ajo fokusohet në përafrimin e legjislacionit dhe përkthimet të cilat do të jenë të nevojshme në mënyrë që ne sa më mirë t'i shfrytëzojmë resurset dhe njohurit e Shqipërisë", tha Besim Beqaj, Ministri i Integrimit të Kosovës.

E pyetur për sinjalet negative për Shqipërinë dhe Bosnjën, për sa i përket proçesit të liberalizimit të vizave gjatë verës së këtij viti, Bregu u shpreh se nuk ka asnje dyshim se 2010 do të jetë viti i lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptare. Ministrja Bregu gjatë vizitës së saj në Prishtinë është pritur edhe nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›