E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”

I pranishëm ishte edhe ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, i cili ka ofruar mbështetjen e tij për këtë qëllim.

“Si ministër i Mjedisit, ju do të keni të gjithë mbështetjen time dhe të institucionit që unë drejtoj, në materiale, logjistikë apo asistencë, ndërkohë që si qytetar, unë do të rreshtohem pa asnjë hezitim përkrah jush”, tha Mediu. 

"Mbetjet urbane përbëjnë një ndër problemet më shqetësuese mjedisore në Shqipëri. Për një miradministrim të tyre ne kemi  tashmë një progres të dukshëm ne aspektin e kuadrit ligjor. Shqipëria ka tashmë një strategji kombëtare për Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve, po ashtu kemi një Plan Kombëtar Veprimi, i cili po shoqërohet nga një sërë planesh rajonale të veprimit”, tha ministri Mediu. 

“Por situata aktuale  tregon se nuk mjafton, ose nuk kanë vlerë këto hapa të ndërmarra nëse mjedisi nuk është i pastër”, vijoi ai, duke përshëndetur idenë e një aksioni kombëtar për të pastruar mjedisin. “Edukimi mjedisor nëpërmjet veprimtarive konkrete është modeli me eficent dhe me rezultativ”, tha ai.

Duke u ndalur tek riciklimi i mbetjeve, Mediu tha se ky proces është një ndër mënyrat kryesore dhe më efektive për administrimin e mbetjeve. “Mbetjet duhen konsideruar tashmë jo si një problem i madh mjedisor, por si një resurs prej te cilave gjenerohen vlera ekonomike nëpërmjet riciklimit apo prodhimit te energjisë”, tha Mediu./Start/

                                                                                             2011-12-09 14:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›